Biznes

41% e Amerikanëve thonë se nuk kanë për të investuar në monedha kriptografike

Aug 27 2018
0 Shpërndarje
Të dhënat vinë në një kohë kur vlera e kriptomonedave si Bitcoin ka rënë ndjeshëm nga 20,000 dollarë që ishte në Dhjetor të vitit të kaluar. 41% e Amerikanëve thonë se nuk kanë për të investuar në monedha kriptografike

Kush blen Bitcoin? Sipas një ankete realizuar në muajin Qershor nga aplikacioni Gem dhe firma analitike Harris Insights, vetëm një numër i vogël i popullsisë.

Relativisht vetëm 8% e Amerikanë kanë investuar në monedha kriptografike si Bitcoin, Ethereum dhe Litecoin.

Ndërsa sipas një ankete të Gallup në 2016-ën u zbulua se 52% e Amerikanëve kanë investuar në aksione kompanish.

Anketa shkon më tej duke zbuluar se 41% e Amerikanëve nuk dëshirojnë të investojnë në monedha kriptografike.

Të dhënat vinë në një kohë kur vlera e kriptomonedhave si Bitcoin ka rënë ndjeshëm nga 20,000 dollarë që ishte në Dhjetor të vitit të kaluar.

Aktualisht bitcoin këmbehet me 6,700 dollarë. Interesi ndaj bitcoin ra nisur nga shqetësimet për rregullimin e monedhës dhe aseteve dixhitale.

Një tjetër detaj interesant është fakti se njerëzit me të ardhura vjetore mbi 100,000 dollarë janë më pak të prirur të investojnë në monedha kriptografike.

Vetëm 6% e tyre kanë monedha kriptografike në pronësi. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>