Lajmet

45 milion urime datëlindjeje dërgohen çdo ditë në Facebook

Aug 16 2017
0 Shpërndarje
Miqtë tuaj do të lajmërohen për fushatën tuaj të ngritjes së donacioneve dhe mund të dhurojnë për ju në formë urimi për datëlindjen tuaj. 45 milion urime datëlindjeje dërgohen çdo ditë në Facebook

Pothuajse 1 në 30 përdorues të Facebook i urojnë datëlindjen një përdoruesi çdo ditë, një indikator se angazhimi dhe ndërveprimi në rrjetin social është në rrugë të mbarë.

Aktualisht 45 milion njerëz dërgojnë urime datëlindjeje çdo ditë. Tashmë në vend që të dërgojnë urime me tekst, të postojnë një foto apo një mesazh, përdoruesit mund të publikojnë videot e personalizuara tek ata që duan të urojnë.

Natyrisht këto video mund të ushqejnë më shumë emocione sesa thjesht një tekst. Kështu urimet janë më autentike dhe më me vlerë dhe jo vetëm të mërzitshme.

Nëse sot është datëlindja juaj, atë mund tja kushtoni një kauze bamirësie. Dy javë përpara datëlindjes, Facebook do tu sugjerojë përzgjedhjen e një prej 750,000 fondacioneve pjesë e rrjetit social.

Miqtë tuaj do të lajmërohen për fushatën tuaj të ngritjes së donacioneve dhe mund të dhurojnë për ju në formë urimi për datëlindjen tuaj.

Facebook lançoi butonët “Donate” në 2013-ën ku përdoruesit mund të ngrinin fonde për bamirësi. Rrjeti social tarifonte 6.96%, një kosto e cila mbulonte përpunimin e të dhënave, sigurinë dhe mbrojtjen nga mashtrimi.

Vitin e kaluar Facebook tha se kishte pasur 100 milion urime çdo ditë. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>