Lajmet

49,000 studentë të UP-së bëhen me adresa elektronike të këtij universiteti

Jul 12 2013
0 Shpërndarje
49,000 studentë të UP-së bëhen me adresa elektronike të këtij universiteti

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” tani kanë arsye që të gëzohen, pasi secilit prej tyre iu është hapur njëresë e-mail me pjesën e pasme @uni-pr.edu. Por prisni pak, studentët duhet të reagojnë në shpejtësi dhe të futen në e-mailin e tyre që ta ndërrojnë fjalëkalimin pasi mund të keqpërdoren.

Në faqen e UP-së është paraqitur lajmi në lidhje me këtë temë, ku është shpallur emri i personit i cili e ka propozuar këtë shtim të adresave, Avdyl Gashi, për secilin student, në kuadër të garës për idenë më të mirë në sfidën e UP-së në Facebook për të përmirësuar mënyrën e komunikimit mes profesorëve, studentëve dhe personelit të UP-së.

“Për tu kyçur në e-mailin zyrtar, studentët duhet hapin linkun: http://mail.uni-pr.edu, ku pastaj secili mund të kyçet duke përdorur si username: emri.mbiemri (p.sh.Genc.Morina) dhe fjalëkalimin e përkohshëm: hasan.prishtina,” thuhet në raportin e postuar në faqen zyrtare të universitetit dhe këtu fillon problemi. “E-mailet zyrtare për të gjithë studentët janë [email protected] ([email protected]).”

Problemi qëndron këtu: pasi të gjithë e kanë fjalëkalimin e njëjtë, atëherë ndonjë person mund të futet me emrin dhe fjalëkalimin e njëjtë për të gjithë tek e-mail adresa e dikujt tjetër dhe t’ia ndërrojë fjalëkalimin.

Kjo gjë mund të ndodh vërtet fare lehtë, por në një koment në Facebook nga faqja zyrtare e universitetit, pas një komentimi në lidhje me këtë nga Dardan Hasku, ai mori këtë përgjigje: “Per ata qe hasin ne probleme te tilla si komenti i Dardan Haskut mund te shkruani ne e-mailin [email protected], ku secili qe shkruan duhet t’i bashkangjis permes attachment indexin ose ID kartelen e skanuar.

Ose mund te kerkoni ndihme tek zyrtari i IT-se ne fakultetin ku studioni.” (PCWorld Albanian)

UNIVERSITETI-I-PRISHTINES-LOGO2

Lajmet e fundit>