Ja se si

4 alternativat më të mira falas për PowerPoint

Dec 17 2010
0 Shpërndarje
4 alternativat më të mira falas për PowerPoint

Në këtë artikull do të shihni 4 nga shumë alternativat më të mira falas për PowerPoint. Nëse jeni duke kërkuar që projektin tuaj të ardhshëm ta mbushni me material pa dalur nga thelbi që ka PowerPointi, këto aplikacione do të mund të jenë të dobishme.

1. Google Docs

 

Alternativa shumë e mirë e cila mund të zëvendësojë aplikacionet e Microsoftit është zakonisht Google. Ju mund të keni dëgjuar për Google Docs, por a e keni ditur se mund të ndërtoni paraqitje me aplikacion të mbështetur në web? Vetëm shtypni menynë rënëse Create new dhe zgjedhni Presenatation për të filluar.

Ashtu si mund të paramendoni, ky aplikacion online është shumë i lehtë për përdorim. Ju mund të ndërroni lajtmotivin (ang. theme) dhe prapavijën e paraqitjes tuaj, të shtoni kuti të teksteve, fotografive dhe videove, shtoni sllajde dhe tërë ato gjëra të mira. Dhe ekziston mundësia që të shkëmbeni paraqitjen tuaj me të tjerët dhe të bashkëpunoni në të njëjtën paraqitje me të tjerët..

2. SlideRocket

SlideRocket është një model i paraqitjes së bazuar në web i cili mundëson edhe bashkëpunimin. Ky aplikacion ka edhe pjesën premium, por ju mund të përdorni pjesën pa pagesë që është ofruar me disa mundësi të kënaqshme. Këto mundësi përfshijnë hapësirën prej 250 MB (15 MB madhësi të skedarit) deri në 5 llogari të shumta, follderë të shkëmbyerë, artikuj, librari dhe mundësinë për të futur paraqitje nga PowerPoint dhe për të ruajtur këto paraqitje si skedarë PDF.

Ka një ndërfaqe të bukur për përdoruesit dhe disa gjëra shumë të mira, duke përfshirë mundësinë për të shtuar lajtmotive, forma, tabela, grafiqe, animacione që kanë audio, video dhe Flash. Ju gjithashtu mund të ndërlidhni përmbajtjen me faqet e tjera të internetit si Flickr dhe YouTube në një mënyrë aq të dobishme sa ngjasojë me shtesa të zakonshme.

3. 280 Slides

280 Slides është një tjetër mënyrë shumë e lehtë për të përdorur aplikacione për ndërtimin e paraqitjeve. Më 9 mars të vitit 2009, 280 Slides ofroi një mundësi të shkëlqyer për ngarkim që përfshinte mundësinë për të ngarkuar paraqitjet ekzistuese të PowerPointit dhe shtimin e tyre në 280 Slides, duke e mënjanuar fillimin e sërishëm të të njëjtës paraqitje.

Mundësi të tjera të shkëlyeshme janë ruajtja automatike dhe rikthimi i skedarëve të pa ruajturë (ang. autosave and recovery), ruajtjen e paraqitjeve online, shkarkimin e tyre në formatin për PowerPoint 2007, shtimin e fotografive dhe filmave nga Flickr dhe YouTube, postimin e tyre në SlideShare si dhe vendosja dhe lëshimi i tyre drejtpërdrejt nga shfletuesi juaj.

4. Prezi

Prezi, nëse s’keni dëgjuar për të deri tani, është një nga aplikacionet shumë të mira që ndryshojnë rrënjësisht nga PowerPointi me të gjitha funksionet. Ajo çfarë e bën atë të ndryshëm është fakti që nuk kërkon rregulla sllajd-për-sllajd për një paraqitje normale. Për më tepër, çdo paraqitje që bëni është përshkrim i rrjedhshëm i mbështetur në kreativitetin tuaj.

Përfundimi

A jeni ende duke përdorur PowerPoint? Ishte e vërtetë thënia në fillim të këtij artikulli se këto janë disa alternativa mjaft të mira. Hulumtoni këto aplikacione dhe do të gjeni disa gjëra të shkëlyqera për të ndërtuar një paraqitje sa më të mirë të materialit tuaj para të tjerëve. Mundësia për të shkëmbyer dhe për të bërë lidhjen me shërbimet e tjera dhe llojet e skedarëve ju japin një llojllojshmëri të mundësive kur dëshironi të vendosni se cilat vegla do të mund të kryejnë punën tuaj sa më mirë.

Një aplikacion tjetër shumë mirë që mund të jetë i dobishëm në hulumtim është Spresnet. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>