Analiza

4K vs. HD: Ja ndryshimi (Video)

Mar 20 2014
0 Shpërndarje
4K vs. HD: Ja ndryshimi (Video)

4k-image-340586-e1382291864929Në lidhje me televizorët dhe kamerat 4K është përfolur shumë kohët e fundit. Në videon e mëposhtme, Mashable ka bërë një eksperimentim për të testuar cilësinë e të dy rezolucioneve të videos.

Canon EOS 1D C është kamera që është përdorur për testim. Meqenëse shumica prej jush do ta shohin videon në YouTube (dhe ndoshta jo në një monitor 4K), ndryshimet mund të duken të pakta. Megjithatë, zmadhimet deri në 5x mund t’ju ndihmojnë në bërjen e diferencës më qartësisht mes të dyjave. Formati 4K mundëson regjistrim video deri në 4000 pixel në ndryshim nga ai HD që regjistron në 1080. Ky i fundit quhet shpesh edhe rezolucion 2K. (PCWorld Albanian)

Tags >

4Khd
Lajmet e fundit>