Softuer

5 alternativat më të mira pa pagesë për Microsoft Word

Dec 29 2010
0 Shpërndarje
5 alternativat më të mira pa pagesë për Microsoft Word

Në këtë artikull do të shihni 5 alternativa që mund të jenë të dobishme për përpunim të tekstit. Këto alternativa mund të jenë mënyra shumë të mira për të bërë përpunimin e tekstit. Përpos përpunuesve të tekstit, në këtë artikull ka edhe diçka tjetër. Për ta kuptuar, lexojeni tërë artikullin.

1. OpenOffice

OpenOffice vërteton që softueri i lirë mund të jetë aq i mirë sa edhe ofertat që bën Microsoft. OpenOffice është një platformë me prodhueshmëri të plotë duke e sfiduar edhe tërë paketën Microsoft Office.

Përveç përpunuesit të fjalëve, me të vjen edhe programi për ndërtimin e paraqitjeve, ndërtimin e bazave me të dhëna, program për vizatim dhe për punë me qeli. Të gjitha këto vijnë falas. Gjëja që mungon është programi për dërgim dhe pranim të letrave, i cili do të mund të sfidonte programin Microsoft Outlook. Por mund të bëhet zgjidhja për këtë duke e marrë programin që është falas dhe i lirë nga ndërmarrja Mozilla. Ky program quhet Mozilla Thunderbird.

OpenOffice është plaftorma më e njohur falas e cila është si alternativë për Microsoft Office. Kjo platformë është bërë e njohur sepse dokumentet që ndërtohen me Microsoft Office janë të përshtatshme edhe me të. Për ata të cilët nuk janë të gatshëm të përdorin programe online, OpenOffice mund të jetë programi i duhur.

OpenOffice mund të punojë në sistemet operative Windows, Linux dhe Mac.

2. LibreOffice

LibreOffice 3 është një platformë falas me një një prodhimtari të fuqishme që përfshin pothuajse të gjitha gjërat që nevojiten për të ndërtuar përmbajtje të pasur dokumentesh, paraqitjesh, përmbajtje të fletave që shkëmbehen, grafiqe dhe përmbajtje me baza të të dhënave.

Kjo platformë është e përshtatshme për sisteme operative si: Windows, Mac dhe GNU/Linux. Është një platformë e lirë e cila ofron mundësinë për t’u shkëmbyer me të tjerët dhe përfshin të gjitha pakot që ka OpenOffice.

The Document Foundation është një zbulim i ri që zhvillon këtë projekt të lindur së fundi, i cili në këtë kohë është shumë i ngjajshëm me platformën mjaft të njohur OpenOffice.

Softueri LibreOffice ofron aplikacione si LibreOffice Writer si përpunues i tekstit, Draw për vizatime, Impress për krijimin e paraqitjeve, Math për të përfituar ndihmë për formula matematikore rreth operacioneve dhe funksioneve të ndryshme matematikore, LibreOffice Base.
Përdoruesit e kësaj platforme që kanë për qëllim përpunimin e tekstit mund ta vendosin në listën e programeve të tyre të instaluara. Është një mundësi e mirë për të kryer punë.

Disa veçori dalluese për këtë plaftormë mund të jenë: shumë lajtmotive (ang. templates) që vijnë bashkë me të, thjeshtësia në përdorim, ndërfaqja e shpejtë, ofertat për mundësi për ndihmë dhe mbështetja e një liste të madhe të formateve të skedarëve si të dokumenteve, fotografive, bazave me të dhëna e formate të tjera të skedarëve.

LibreOffice mund të punojë me sistemet operative Windows, GNU/Linux dhe Mac.

3. AbiWord

Ky përpunues i lirë dhe me burim të hapur është një alternativë e dobishme kundrejt prodhimeve që kanë fituar emër dhe që kanë çmime të larta. AbiWord mund të mësohet lehtë pasi ngjason shumë me Microsoft Word dhe WordPerfect.

Mund të jetë i dobishëm për shumë mundësi që ofron, duke përfshirë mundësinë për të kopjuar dhe vendosur, theksime dhe një grumbull të veglave për punë të zakonshme. AbiWord mund të kontrollojë drejtshkrimin në shumë gjuhë (nuk përfshin gjuhën shqipe) – për këtë është e nevojshme që të përzgjedhet gjuha gjatë instalimit.

Mundësia mjaft e mirë është mundësia për të hapur dhe ruajtur dokumentet e Microsoft Word, edhe pse programi ka formatin e tij. Ekziston mundësia për të shkarkuar shtesa në faqen për botim për të futur dhe të ruajtur një llojllojshmëri të gjerë të formateve të tjera, duke përfshirë OpenDocument.

Një shërbim mjaft i dobishëm mund të jetë AbiCollab Web për të shkëmbyer dokumente dhe ka një veçori për shënime që programet e tjera e kanë ofruar këtë mundësi për t’u përdorur para një kohe të gjatë. AbiWord duhet të marrë një varg të gjatë të përdoruesve të cilët kërkojnë aplikacione për përpunime të tekstit, por që nuk kanë llogari bankare.

AbiWord mund të punojë me sistemet operative Windows, GNU/Linux dhe Mac.

4. Google Docs

Google Docs nuk mund ta sfidojë programin Microsoft Word për sa i përket veçorive. Por, nganjëherë thjeshtësia është një virtyt. Google Docs karakterizohet me shpejtësi, thjeshtësi dhe përpunues pa pagesë.

Me Google Docs nuk është e nevojshme të ruhet ndonjë gjë në kompjuter. Softueri punon drejtpërdrejt në web-shfletues. Ju mund të ngarkoni dhe shkarkoni dokumente në diskun tuaj dhe ju mund t’i ruani ato në hapësirën tuaj online pa pasur nevojë për të paguar.

Ndoshta ju nuk jeni të gatshmëm që të hiqni dorë nga përpunuesi juaj në desktop. Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të përdorni Google Docs. Faqja ofron qasje të shpejtë në dokumente pa pasur rëndësi se ku ndodheni. Ju mund t’i shkëmbeni ato dokumente me të tjerët dhe, pse jo, t’i shikoni në iPhone ose Android.

5. Lotus Symphony

Platforma e parë e IBM e quajtur Lotus Symphony ka marrë disa shqyrtime të shkëlqyera dhe disa çmime. Si OpenOffice dhe LibreOffice, Symphony është më shumë se një përpunues teksti. Kjo platformë përmban një program për të ndërtuar paraqitje dhe për punë me qeli. Shumica e përdoruesve nuk do të kenë mungesë edhe të programeve për baza me të dhëna dhe vizatime, të cilat mund të bashkangjiten në program me anë të shtesave të ndryshme.

Lotus Symphony mbështet dokumentet e Microsoft Office. Kjo mund të jetë përparësi për të pasur mundësi për shpërndarje të dokumenteve me të tjerët. Ka edhe vegla për bashkëpunime të ndërsjellta me të tjerët, për ta bërë punën në skuadër më të lehtë.

Lotus Symphony mund të punojë me sistemet operative Windows dhe Mac.

Lajmet e fundit>