Softuer

5 aplikacione për të mbajtur shënime

Jan 2 2012
0 Shpërndarje
5 aplikacione për të mbajtur shënime

Writing Prompts

Cila është pjesa më e rëndësishme e shkrimit? Për shumicën e njerëzve mund të jetë fillimi. Writing Prompts, nga writing.com, ofron frymëzim kreativ në lloj-lloj forma: një seri të fjalëve, një lajm, një skenar etj. Lëkundeni telefonin tuaj për ta marrë një “prompt” të ri. (ka çmimin 1.99 dollarë, i këshilluar për moshat 9 e më tepër vjeçare)

Evernote

A është viti 2012 viti kur ju do të doni t’i kryeni gjërat? Nuk keni ndonjë arsye që ta lini të vetmuar kryerjen e këtyre gjërave. I vlerësuar nga New York Times si një nga top 10 aplikacionet që duhet t’i ketë çdonjëri, Evernote është një apliakcion për iPhone ose iPadin tuaj që kap të gjitha shënimet tuaja, nga lista për gjërat që duhet të kryhen deri tek ndonjë fotografi e gjërave që doni t’i mbani në mend, të cilat shënime/fotografi mund t’i sinkronizoni në kompjuterin tuaj personal ose Mac-un tuaj dhe ta bëni më të lehtë shpërndarjen dhe kërkimin. (Falas)

Penultimate

A jeni ju ndonjëri nga ata njerëz të cilëve iu mungon shkrimi në letër me stilolapsin tuaj të pëlqyer? Ky aplikacion mund të ju ndihmojë paska për këto gjëra: mbani shënime, mbani një ditar ose një skicë. Dhe pjesa më e mirë është që ju mund të kopjoni, vendosni, ruani skedarë dhe t’i shpërndani. Zgjidhni sfondin e letrës që dëshironi dhe lëreni kreativitetin tuaj të shkëlqejë. Ju mund të ruani një numër të pakufizuar të fletoreve, duke mundësuar mbajtjen e ditarëve ndaras nga listat ose punëve personale. (0.99 dollar).

Grammar Girl

Aplikacioni jashtëzakonisht i njohur mund të ofrojë përditësime, fragmente, skedarë me shembuj “shenjat janë vendosur gabimisht”. Nëse jeni një shkrimtar që e do gramatikën, atëherë ky aplikacion vërtet që mund të ju pëlqej. (0.99 dollar).

Meriam-Webster Dictionary

Një nga rrugët më të mira për të zgjeruar fjalorin tuaj është duke e marrë veprimin e shikimit të fjalëve që ju nuk i njihni. Në ditët gjatë viteve të kaluar mund të mos keni pasur një fjalor në xhepin tuaj. Por sot, nuk shkak. Ju mund të shpenzoni para në aplikacione për fjalorë, por mund ta përdorni këtë aplikacion falas që paketon mjaft fjalë. Shkarkojeni dhe rregullojeni rezolucionin për të mësuar – dhe përdorur – gjatë vitit 2012.

Cilat janë aplikacionet më të pëlqyera për ju për të shkruar dhe për të bërë organizime?/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>