Lajmet

5 aplikacione që ju ndihmojnë në rritjen e produktivitetit

May 6 2013
0 Shpërndarje
5 aplikacione që ju ndihmojnë në rritjen e produktivitetit

Të gjithë kërkojmë gjithmonë e më tepër kohë për të përfunduar punët tona, për të realizuar porosi të ndryshme etj.

Problemi është se dita nuk mund të ketë më tepër se 24 orë. Prandaj, e vetmja gjë që mund të bëjmë është të mendojmë se si të punojmë në mënyrë më efiçente.

Në këtë rast mund të na hyjnë gjithmonë në punë aplikacionet. Ato na ndihmojnë për të mbajtur shënim të dhëna të rëndësishme, për të vendosur takime, për të bërë pagesa etj.

Më poshtë ju paraqesim një listë me 5 prej aplikacioneve më interesante dhe më të dobishme në rritjen e produktivitetit në punë:

1. Evernote. Ju ndihmon të mbani mend gjithçka. Në të mund të ruani idetë, shënime, plane apo foto. Të dhënat mund t’i aksesoni kudo. Së shpejti do të jetë i mundshëm edhe autentikimi me dy hapa, si një nga mënyrat më të mira për të rritur sigurinë.

2. GoToMeeting. Ju ndihmon të organizoni takime pafund, webinare apo trajnime nga iPad-i, iPhone-i dhe pajisjet Android. Mund të shpërndani dokumente apo të bëni “printscreen” ekranin tuaj. Njëkohësisht mund të përdorni edhe webcam. Takimet mund të realizohen deri me 25 pjesëmarrës. Fatkeqësisht, pagesa për aplikacionin nuk është e lirë (49 $ në muaj, 468 $ në vit), por nëse jeni person që i përdorni shpesh shërbimet e mësipërme, atëherë mund t’ia vlejë barra qeranë.

3. Cloudon. Aplikacion pa pagesë për iOS dhe Android. Ju mundëson të krijoni dhe manipuloni skedarë (të formës Microsoft Office, Excel dhe PowerPoint) në tabletin dhe smartfonin tuaj. Mund të aksesoni edhe skedarët që gjenden në llogaritë tuaja DropBox, Google Drive dhe Microsoft SkyDrive.

4. Expensify. Aplikacioni ju ndihmon të ruani statements që merrni nga bankat lidhur me financat tuaja apo fatura të tjera. Më pas mund të organizoni shpenzimet tuaja përmes etiketimeve dhe kategorive. Aplikacioni është pa pagesë dhe i disponueshëm për iPhone, iPad, Windows Phone, madje edhe BlackBerry.

5. Dragon Mobile Assistant. Të gjithë duam një asistent por jo çdokush mund ta ketë për shkak të shpenzimeve. Kur vjen puna tek një asistent pa pagesë, nuk themi jo. Aplikacioni vjen në formën e një shërbimi ku përdoruesit mund t’i diktojnë gjëra me zërin e tyre qoftë për të shkruar një e-mail, për të realizuar telefonata, për të lënë takime, për të kërkuar apo edhe për të përditësuar profilet në mediat sociale. Ashtu si në jetën reale, edhe ky asistent ka një emër (të cilin, në këtë rast, e përcaktoni ju). (PCWorld Albanian)

5 aplikacionet

Lajmet e fundit>