Lajmet

5 aplikacionet kryesore të konvertimit për Android

Jun 1 2013
0 Shpërndarje
5 aplikacionet kryesore të konvertimit për Android

Aplikacionet e konvertimit ndihmojnë përdoruesit të konvertojnë dokumentet nga njëri format në tjetrin. Në Google Play mund të gjenden me qindra aplikacione të tilla pa pagesë, por më poshtë po listojmë pesë aplikacionet më cilësore.

Video Converter Android

Mjetet e konvertimit të videove lejojnë përdoruesit të konvertojnë formatin e videove të tyre në një format tjetër. Me të mund të konvertohet pothuajse çdo lloj formati si mpeg4 apo h264 duke përfshirë avi, asf, divx, flv, m2v, m4v, mjpeg, mkv, mov, mpg, ogg, ogv, rm, rmvb, webm, wmv, dv4 etj.

 1. Video Converter Android

Able2Extract PDF Converter

Ky aplikacion lejon përdoruesit të konvertojnë dokumentet PDF në formate dokumentesh të editueshme office si .doc, .xls, .pptx dhe .txt. Ofron konvertime dokumentesh të skanuara pa pagesë.

2. Able2Extract PDF Converter 1

Unit Converter Pro

Duke përdorur këtë aplikacion përdoruesit mund të konvertojnë më tepër se 1500 njësi të ndryshme në 80 kategori. Këtu përfshihen konvertimet e gjatësisë, sipërfaqes, vëllimit, masës, forcës, energjisë, temperaturës dhe njësive kohore. Ky aplikacion është shumë i dobishëm për studentët e inxhinierisë.

3. Unit Converter Pro

Currency Converter

Ky aplikacion gjurmon valutat në mbarë botën. Mund t’a përdorni atë për të konvertuar valutat lehtësisht sipas dëshirës dhe nevojës. Në të paraqiten lidhjet e valutave me anë të grafikëve si dhe publikohen lajmet më të fundit për çdo valutë. Gjithashtu përdoruesi mund të krijojë portofole të veçanta me disa valuta të përcaktuara për të lehtësuar marrjen e informacionit.

4. Currency Converter

YouTube to MP3

Ky aplikacion mundëson konvertimin e videove YouTube në audio MP3 për t’u dëgjuar. Videot e konvertuara regjistrohen tek “Youtube MP3 Library Folder”. (PCWorld Albanian)

5. YouTube to MP3

Lajmet e fundit>