Lajmet

5 aplikacionet më të mira për komunikim virtual me audio dhe video

Jul 16 2013
0 Shpërndarje
5 aplikacionet më të mira për komunikim virtual me audio dhe video

VIDO CALLKudo që të ndodheni nëpër botë në rast se do të keni nevojë të komunikoni me persona të ndryshëm duhet të siguroheni që pajisjet tuaja dixhitale të disponojnë mjetet ose shërbimet e nevojshme për të realizuar një komunikim sa më cilësor.

Për t’ju ndihmuar po listojmë më poshtë 5 aplikacione dhe shërbime që mundësojnë lidhjen e njerëzve virtualisht.

Skype – Blerja e Skype nga Microsoft ka bërë që ky produkt të jetë kaq i suksesshëm në ditët e sotme. Cilësia e audios dhe videos është mbi mesataren dhe aktualisht suporton shumë platforma duke përfshirë këtu tabletët dhe smartfonët. Pritet që ky aplikacion të jetë i instaluar në sistemin Windows Phone 8.1 prandaj nuk do të jetë e nevojshme që të shkarkohet nga përdoruesit.

SKYPE

Jitsi – Në qoftë se dëshironi më tepër privatësi dhe më pak ndërhyrje nga palët e treta ose qeveria atëherë aplikacioni i duhur për ju është Jitsi pasi suporton protokollin SIP (Session Initiation Protocol) që i siguron përdoruesit kontroll të plotë dhe siguri. Përdoruesi mund të enkriptojë gjithçka nëpërmjet serverit SIP.

Jitsi

VSee – Në rast se duhet të punoni virtualisht me dokumente të caktuar për t’i edituar atëherë Vsee është zgjedhja e duhur. Ky produkt është i ngjashëm me Skype, por ofron dhe disa mjete shtesë që mundësojnë modifikimin e dokumenteve të ndara me miqtë. Vsee ofron edhe një API të veçantë që lejon zhvilluesit e faqeve ueb të përfshijnë bisedat e përbashkëta (video conferencing) në faqet e tyre. Paketa e thjeshtë e Vsee ofrohet pa pagesë ndërsa versionet pro kushtojnë përkatësisht 9 dhe 49 $ në muaj.

VSee

ooVoo – Ky produkt është në konkurrencë të fortë me Skype madje kërko që të jetë lider përsa i përket mundësive të komunikimit virtual. Për të arritur këtë ka rritur potencialin e vet deri në 12 persona që do të thotë se 12 përdorues mund të komunikojnë në grup në të njëjtën kohë pa ndikuar në cilësinë e bisedës.

ooVoo

Google Voice – Në qoftë se po kërkoni produktin më cilësor përsa i përket realizimit të komunikimit virtual me audio dhe video nëpërmjet pajisjeve mobile atëherë këshillohet përdorimi i Google Voice. Voice Mail mund të konvertohet në mesazh tekst dhe më pas mund të aksesohen nëpërmjet portalit ueb të Google Voice. (PCWorld Albanian)

Google Voice

Lajmet e fundit>