Lajmet

5 Aplikacionet më të mira për zëvendësimin e tastierës së pajisjeve Android

Jun 8 2013
0 Shpërndarje
5 Aplikacionet më të mira për zëvendësimin e tastierës së pajisjeve Android

Android TastierA ju ka ndodhur ndonjëherë që të mërziteni dhe të ndjeni vështirësi gjatë shkrimit në tastierën e pajisjes tuaj Android? Në qoftë se po atëherë do të ishte mirë që të konsideronit ndonjë prej aplikacioneve të mëposhtme për të instaluar tastiera të veçanta në pajisjen tuaj që lehtësojnë shkrimin dhe e bëjnë këtë proces shumë më të shpejtë se më parë.

Google Keyboard është një aplikacion “i mençur” që mundëson shkrimin e tekstit shumë lehtë. Butoni i hapësirës midis fjalëve nuk është i nevojshëm pasi mjafton të ndalosh pak dhe lihet automatikisht vendi i hapësirës. Mund të mbani shënime edhe thjesht duke folur. Ky aplikacion është shumë i sofistikuar për njohjen e fjalëve dhe për parashikimin e fjalës së ardhshme.

1. Google Keybaord

Swiftkey konsiderohet aktualisht si aplikacioni më i mirë i tastierës për Android pasi ofron mënyrën më të thjeshtë për shkrimin e tekstit sa më shpejt. Ky aplikacion mundëson parashikimin e fjalëve deri në 60 gjuhë të ndryshme. Swiftkey qëndron në krye të listës së aplikacioneve me pagesë. Përdoruesit kanë mundësi ta provojnë atë pa pagesë vetëm për 1 muaj.

2. SwiftKey

Go Keyboard mundëson shkrimin e teksteve më shpejt se zakonisht pasi suporton opsionin e parashikimit të fjalës së ardhshme. Aplikacioni ofrohet për përdoruesit në versione të ndryshme dizajni dhe është më i përshtatshëm për tabletët.

3. Go Keyboard

TouchPal konsiderohet si parashikuesi më i mirë i kontekstit dhe kjo e bën atë një tastierë që lehtëson shumë punën e përdoruesit.

4. TouchPal

A.I. type keyboard me teknologjinë e korrigjimit automatik mundëson shkrimin më të lehtë dhe më të shpejtë të fjalëve.

5. A.I. type keyboard

Këto ishin disa prej alternativave, tani është në dorën tuaj të përzgjidhni më të përshtatshmin për pajisjen tuaj me sistem Android. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>