Lajmet

5 Aplikacionet mobile më të preferuar për dërgimin e mesazheve

Sep 18 2013
0 Shpërndarje
5 Aplikacionet mobile më të preferuar për dërgimin e mesazheve

WhatsApp është një shërbimi më popullor për dërgimin e mesazheve, i disponueshëm për Android, iOS, Windows Phone edhe për platforma të tjera mobile të suksesshme. Aplikacioni përdor teknologjinë 3G ose Wi-Fi për dërgimin e mesazheve pa qenë e nevojshme të paguhet kosto shtesë. Me WhatsApp është e mundur që të dërgohen dhe të merren mesazhe, foto, regjistrime audio apo video mesazhe.

WhatsApp

Viber është një prej platformave më popullore për dërgimin e mesazheve që lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe tekst, foto ose video. Gjithashtu është e mundur që të kryhen telefonata pa pagesë vetëm nëpërmjet përdorimit të teknologjisë 3G apo Wi-Fi. Aplikacioni ka momentalisht 200 milion përdorues aktivë dhe është i disponueshëm për platformat e rëndësishme mobile.

Viber

Skype është platforma e komunikimit e krijuar nga Microsoft dhe është e disponueshme për të gjitha platformat e rëndësishme desktop dhe mobile. Ky aplikacion numëron plot 663 milion përdorues aktivë.

Skype

Line është një aplikacion tjetër popullor që lejon përdoruesit të kryejnë telefonata si dhe të dërgojnë mesazhe pa pagesë. Momentalisht aplikacioni numëron plot 250 milion përdorues nga 231 shtete të ndryshme.

Line

Facebook Messenger lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe tekst dhe zanore. Përveç tyre mesazhet mund të bëhen më interesante nëpërmjet fotove apo fytyrave që shprehin emocione të ndryshme. Aplikacioni momentalisht nuk është i disponueshëm për Windows Phone por për Windows desktop. (PCWorld Albanian)

Facebook Messenger

Lajmet e fundit>