Vëzhgim

5 dyqane të rremë të Apple në një qytet kinez

Jul 25 2011
0 Shpërndarje
5 dyqane të rremë të Apple në një qytet kinez

Zyrtarët nuk mund të bënin ndonjë gjë për tre dyqanet e tjerë – të cilët bindshëm paraqisnin shenjat dhe logot e ndërmarrjes Apple – sepse ata nuk gjetën ndonjë prodhim të rremë Apple, sipas një raporti nga një gazetë lokale e postuar në uebfaqen e qeverisë së qytetit të Kunmingut.

Hetimet përcillen pasi që një postim në blog gjatë javës së kaluar ishte postuar nga një amerikane që jeton në qytetin Kunming, në provincën Junan. Ajo mori fotografitë dhe i postoi në blogun e saj BirdAbroad.
Në uebfaqen e qeverisë shkruhet që, pas paraqitjes së blogut gjatë ditës së mërkurë, Kunming Trade dhe Byroja e Industrisë inspektoi më shumë se 300 dyqane elektronikë në Kunming dhe gjeti pesë dyqane të rreme.

Ndërtuesit e pajisjeve iPhone dhe pajisjeve të tjera të ndërmarrjes Apple i kanë katër dyqane të ndërmarrjes në Kinë – dy në Shangai dhe dy në Peking – dhe shumë shitës të tjerë zyrtarë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>