Intervista

5 fakte interesante që zbuloi Bill Gates në Reddit

Feb 13 2013
0 Shpërndarje
5 fakte interesante që zbuloi Bill Gates në Reddit

MDitën e hënë, Bill Gates zhvilloi një Reddit AMA (“Ask Me Anything” – “Më pyesni për çdo gjë”), duke mbuluar një diapazon të gjerë temash përfshi udhëheqjen e tij në Microsoft, aktivitetet e fondacionit të tij si dhe grupin e preferuar (i cili është U2, nëse po vrisnit mendjen).

Edhe pse një pjesë e madhe e diskutimit u rrotullua sërish rreth çështjeve të vjetra (si fakti që ai dhe bashkëshortja duan t’u lenë vetëm 10 milionë $ secilit prej trë fëmijëve të tyre). Megjithatë, ai zbuloi edhe disa gjëra të reja interesante.

Edhe pse nuk kishte zhvilluar kurrë më parë një ‘AMA’, Gates ia dolli mjaft mirë.

Përgjigjjet ishin konçize, të shkurtra, përveçse në rastet kur shprehte ndonjë pikëpamje të rëndësishme të tij. Ndër elementet më të rëndësishme të kësaj ‘interviste’ ishin:

1. Kompjuteri i tij është si gjithmonë i mahnitshëm

Gates zbuloi se po punon me Microsoft Surface Pro. Asgjë për t’u çuditur — është logjike që bashkëthemeluesi i kompanisë të kishte produktet më të fundit me Windows 8. Sigurisht që ai ka edhe diçka që i shkon për shtat si miliarder që është: një monitor gjigand Perceptive Pixel që e përdor si një “Windows 8 whiteboard.” (Microsoft e bleu Perceptive Pixel vitin e kaluar).

2. Fillimisht kishte menduar ta integronte cloud-in që gjatë krijimit të Vista-s

Edhe pse fenomeni cloud është relativisht i ri, Gates donte ta sillte për konsumatorët që në fillim të vitit 2007, me lançimin e Windows Vista. I pyetur mbi projektet e Microsoft-it që nuk ia dolën kurrë të lançoheshin në treg, Gates përshkroi një “bazë të pasur të dhënash të ngjashme me dyqanin klient/cloud që ishte planifikuar të ishte pjesë e një prej lançimeve të Windows.”

3. Edhe Bill Gates është gazmor

I pyetur se cila ishte ‘gjëja më e lirë’ që i jepte kënaqësinë më të madhe, Gates tha ‘fëmijët’ dhe ‘hamburgerat me djathë’. Kur e pyetën se çfarë i bënin zakonisht dhuratë për ditëlindje, ai u përgjigj “softuerë pa pagesë.”

4. Vazhdon ende të programojë

Edhe pse ka disa vite që është larguar nga Microsoft-i per t’iu përkushtuar totalisht Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, ai ende gjen kohë për të programuar. Nuk punon aq shumë sa do donte por zakonisht merret me C, C# dhe BASIC. Nga ana tjetër, u shpreh se është i zhgënjyer për faktin që nuk po arrihet ndonjë progres i madh me thjeshtëzimin e gjuhëve të reja programuese.

5. Turist i fiksuar

Me çfarë e kalon kohën e lirë Bill Gates? Përveç tenisit dhe ‘bridge’ (lojës me letra), atij i pëlqen të vizitojë dhe eksplorojë vende turistike së bashku me fëmijët. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>