Harduer

5 faktorë që mund të ndikojnë negativisht në rrjetet wireless

Apr 12 2015
0 Shpërndarje
5 faktorë që mund të ndikojnë negativisht në rrjetet wireless

muo-windows-wireless-router

Rrjeti Wireless në shtëpi apo zyrat tona shpeshherë bëhet burim problemesh të cilët na pengojnë nga puna jonë. Por cila është arsyeja pse karta e rrjetit Wireless në kompjuterat tanë nuk qëndron dot e lidhur me një pikë aksesi wireless? 

Mbase nuk ka asnjë problem me harduerin dhe mund të jetë sistemi operativ Windows shkaktari. Por le të diskutojmë së bashku rreth disa problematikave që pengojnë rrjetet wireless nga mirëfunksionimi. 

Testoni shpejtësinë dhe bandwidth-in 

A mundet që lidhja juaj e internetit të jetë e dobët? Shkëputjet e lidhjes së internetit duhet tju bëjnë të mendoni se në të vërtetë ka nevojë për një testim të saj. Por një lidhje e ngadaltë interneti mund të shkaktohet edhe nga një paisje e dytë e cila po e “gëlltit” bandwidth-in. Një tjetër arsye mund të jetë edhe distanca juaj nga routeri wireless. Për të testuar shpejtësinë dhe cilësinë e internetit vizitoni uebfaqet Speedtest.net dhe Pingtest.net

muo-windows-wireless-speed

Një tjetër faktor që mund të ndikojë lidhjen tuaj të internetit janë edhe kabllot nga modemi primar tek routeri. Për një cilësi të mirë dhe kapacitet të lartë rekomandohet përdorimi i kabllove CAT-5E sidomos nëse po shpërndani internet wireless në shtëpitë tuaja. 

Lidhje e dobët e rrjetit Wireless 

Ekzistojnë dy faktorë që ndikojnë në lidhjen e rrjetit Wireless. Energjia që shkon për kartën e rrjetit dhe driverat. Nëse kompjuteri tuaj gjendet në modalitetin e ruajtjes së energjisë së baterisë, me shumë mundësi sistemi operativ do të ndalojë ose të ulë performancën e kartës së rrjetit Wireless. Prandaj sigurohuni që kompjuteri juaj të jetë në performancën maksimale dhe mos “kurseni” energji sidomos nëse jeni të lidhur me një burim energjie. 

Windows-Power-Options

E dyta, driverat duhet të jenë të fundit. Për një mirëfunksionim të kartës së rrjetit në laptopin tuaj, është e rekomanduar të përditësoni në versionin më të fundit të driverave. Mund ta realizoni këtë azhornim edhe përmes Windows Update ose të vizitoni panelin e menaxhimit të paisjeve “Device Manager” ku pasi të keni lokalizuar kartën e rrjetit mund të kryeni edhe përditësimin, natyrisht nëse ka. 

Update-Network-Driver

Përdorni një router me bandë të dyfishtë 

Prodhuesit e router-ave në vitet e fundit po shtojnë prodhimin e këtyre paisje me bandë të dyfishtë. Por çfarë është banda e dyfishtë? Një router me band të dyfishtë është i aftë të funksionojë në bandat 2.4 Ghz dhe 5 Ghz. Banda 2.4 Ghz është mjaft e mirë në transmetimin e valëve wireless në distanca më të gjata por me një kufizim në kapacitet ndërsa banda 5 Ghz ka më të vështirë të çajë “muret” e shtëpisë dhe zyrës por që ofron kapacitet deri në 450 mbps. 

Ndryshoni vazhdimisht kanalin e Wi-Fi 

Një nga marifetet e reja për përmirësimin e performancës së rrjetit tuaj wireless është ndryshimi i vazhdueshëm i kanalit të Wi-Fi. Zakonisht router-at kanë deri në 13 kanale Wi-Fi dhe krahas tyre ekziston edhe një modalitet automatik kur routeri përzgjedh kanalin më të mirë që ofron perfomancë më të lartë. Rekomandimi ynë është ta lini në modalitetin e përzgjedhjes automatike dhe nëse keni mangësi mund ta ndryshoni manualisht. Për ta realizuar këtë ndryshim ju duhet të aksesoni ndërfaqen e router-it nga shfletuesi. 

WiFi-Channel

Pozicionimi i router-it Wireless 

Ky është një faktor mjaft i rëndësishëm që mund të ndikojë në performancën e lidhjes tuaj wireless. Shmangni “pikat e errëta” të shtëpisë suaj. Me pikat e errëta identifikojmë ato zona të shtëpisë suaj ku ka shumë pengesa fizike si dhe ju këshillojmë të shmangen objektet metalike të cilët mund të interferojnë në cilësinë e sinjalit wireless. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wi-Fi
Lajmet e fundit>