Lajmet

5 faqe të dobishme që duhet të keni patjetër në shfletuesin tuaj

Jul 30 2013
0 Shpërndarje
5 faqe të dobishme që duhet të keni patjetër në shfletuesin tuaj

5 faqe të dobishme që duhet të keni patjetër në shfletuesin tuaj

Nëse sapo keni blerë një PC të ri apo edhe nëse keni përdorur njërin prej shumë kohësh, do të vijë momenti që do t’ju duhet të kërkoni ndihmë ose informacione. Për shembull, mund t’ju duhet të dini sa watt është furnizuesi i laptopit apo një driver i caktuar pasi keni riinstaluar Windows-it.

Prandaj, PCWorld ka ndërtuar një listë me destinacionet më të dobishme që duhet të mbani në bookmarks (faqet e preferuara) në shfletuesin tuaj.

1. Faqja e suportit të PC-së suaj. Mund të jetë ndoshta linku më i dobishëm që mund të ruani, sepse mund t’ju drejtojë tek ndonjë nga informacionet e mëposhtme. Filloni me faqen e suportit që ofron prodhuesi i kompjuterit dhe më pas kërkoni për modelin tuaj.

2. Manuali i përdorimit të PC-së. Në ditët e sotme vështirë të gjeni manuale përdorimi të printuara. Ndoshta mund ta keni diku në hard drive, por a e dini se ku? Më mirë ruani faqen në bookmark, në mënyrë që t’i referoheni gjithmonë nëse keni pyetje apo probleme.

3. Faqja e shkarkimit të driver-ave të PC-së. Një nga elementet më të rëndësishme që do t’ju duhen gjithmonë, në rastet kur korruptohen apo pasi keni bërë formatim.

4. Një forum me përdorues për PC-në tuaj. Kur vjen puna tek suporti teknik, ato janë ndër faqet më produktive. Disa prodhues të PC-ve mbajnë forume ku përdoruesit mund të komunikojnë me njëri-tjetrin. Nëse i juaji nuk ka, drejtohuni tek faqe si Blëping Computer ose PC Help Forum, të cilat ofrojnë diskutime të gjera për laptopët apo kompjuterët.

5. PC World. Sigurisht që nuk mund ta linim pa përmendur, apo jo? (PCWorld Albanian)

bookmarks

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>