Analiza

5 gabimet më të shpeshta që largojnë konsumatorët nga faqja juaj e internetit

Mar 1 2013
0 Shpërndarje
5 gabimet më të shpeshta që largojnë konsumatorët nga faqja juaj e internetit

Website-Design-Mistakes Edhe pse ju mund t’ju pëlqejë shumë uebfaqja juaj, ka raste kur ajo nuk shihet në të njëjtën mënyrë nga konsumatorët. Dhe nëse ndodh kjo, atëhere ka shumë shanse që edhe ata të largohen.

Për të evituar këtë, po ju paraqesim më poshtë një listë me gabimet më të shpeshta që gjendet nëpër uebfaqet e kompanive startup.

1. Faktori mbresëlënës

Në rastin e një kompanie startup, duhet që faqja e internetit të dallohet nga gjithë të tjerat. Prandaj, ka rëndësi të madhe logoja dhe dizajni i faqes. Këtyre dhe elementeve të tjera duhet t’u kushtohet kohë dhe seriozitet për të krijuar diçka unike, që të bjerë në syrin e njerëzve dhe ata ta mbajnë mend edhe pasi të largohen nga faqja. Nëse arrini këtë, keni fituar një numër shumë të madh konsumatorësh, të cilët do të rikthehen herë pas here.

2. “Presioni”

Duke u përpjekur t’i bëni njerëzit të abonohen për shërbimin apo produktin tuaj, mund ta ekzagjeroni fare lehtë. Nëse keni më tepër se tre opsione të tilla në një faqe (apo tre blloqe të mëdha informacioni), me shumë mundësi e keni tepruar disi.pressure

Kur vjen puna tek dizajnimi i uebfaqeve efektive, mbajini opsionet vizuale në minimum. Në vend që të rreshtoni 20 arsye se përse ia vlen produkti apo shërbimi juaj, fokusoheni vetëm tek tre më kryesoret.

3. Të mos testosh në të gjitha pajisjet

Uebfaqja juaj mund të duket shumë mirë si në kompjuter ashtu edhe në telefon. Por, a e keni testuar se si ngjan edhe në pajisje të tjera? Ose, a e keni menduar opsionin e bërjes së uebfaqes fleksibël, në mënyrë që të përshtatet automatikisht në ekranin e pajisjes nga e cila po aksesohet? Të gjitha këto duhet t’i mendoni para se ta publikoni uebfaqen.

4. Të mos kërkosh detaje mbi kontaktet

mistakesNjë pjesë e madhe e vizitorëve hyjnë në faqen tuaj thjeshte për të parë, pra, jo me qëllimin për të blerë shërbimin apo produktin tuaj. Jeni ju ata që nuk duhet t’i lini të largohen duke rrezikuar që të mos kthehen më kurrë. Prandaj, përpiquni të gjeni një mënyrë të thjeshtë për t’i mbajtur në kontakt me ecurinë e kompanisë suaj. Për shembull, një nga mënyrat më efikase është fokusimi tek përfitimet që marrin konsumatorët nëse mbeten në kontakt me kompaninë.

5. Të mos i lejoni konsumatorët të provojnë produktin apo shërbimin para se ta blejnë

Bëjini vetes këtë pyetje: a ka diçka në faqe që mund t’i lejojë konsumatorët të provojnë shërbimin apo produktin tuaj para se ta blejnë? Sigurisht, kjo varet nga lloji i asaj se çfarë tregtoni, por në përgjithësi ekzistojnë mënyra përmes së cilave mund t’u mundësoni vizitorëve të provojnë para se të blejnë.

Një mënyrë është ofrimi i produkteve apo shërbimeve si trial (përdorim për një kohë të caktuar). Në rastet kur kompania juaj shet veshje apo këpucë, mund të vendosni një modele virtuale ku njerëzit mund të provojnë të kombinojnë stile të ndryshme përmes produkteve që ju ofroni.

Pra, me pak fjalë, në këtë pikë duhet të jeni sa më kreativë. (PCWorld Albanian)

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>