Lajmet

5 gjëra që Windows 8 mund t’i mësoj nga OS X Mountain Lion

Jul 27 2012
0 Shpërndarje
5 gjëra që Windows 8 mund t’i mësoj nga OS X Mountain Lion

Versioni i ri i sistemit operativ të Apple ka disa veçori të jashtëzakonshme, dhe padyshim që disa prej tyre do të dëshironim t’i shihnim edhe në Windows 8.

Versioni i ri i sistemit operativ të Apple OS X Mountain Lion u lansua të mërkurën, andaj është momenti i duhur që përdoruesit e Windowsit të adoptohet me disa prej veçorive të mrekullueshme që janë dëshmuar si të suksesshme në Mountain Lion.

Duhet pasë parasysh se Windows 8 është një shndërrim total, kurse Mountain Lion është më shumë një finesë. Megjithatë, azhurnimi i Apple shton disa veçori të reja që do të mund të përshtateshin shumë mirë në sistemin operativ të Microsoft. Për të mbajtur gjallë traditën e vjedhjes së veçorive të sistemeve operative, ja pesë aspektet e OS X Mountain Lion që do të dëshironim t’i shihnim në versionet e ardhshme të Windows.

Qendra e Njoftimeve

Qendra e Njoftimeve në OS X Moutain Lion do të shfaqë njoftimet në një dritare pop-up që hapet në anën e majtë të ekranit, dhe që është shumë praktike për të vërejtur porositë e reja, terminet në kalendar, si dhe azhurnimet tjera të rëndësishme.

Në anën tjetër, sistemit të njoftimeve në Windows 8 ende i mungon lista për të gjitha azhurnimet që mund të mos i keni vërejtur. Do të ishte shumë interesant sikur Windows të kopjonte këtë metodë të shfaqjes së njoftimeve të rëndësishme në mënyrë periodike.

 

Pasqyrimi AirPlay

Microsoft e kupton që lidhja nga kompjuteri në TV do të jetë një fenomen shumë i përdorur, andaj kjo është arsyeja që kompania do të lansoj një aplikacion SmartGlass që u mundëson tabletëve të dërgojnë përmbajtjen në Microsoft Xbox 360. Sidoqoftë, ende nuk dijmë se si do të funksionoj ky aplikacion.

Në ndërkohë, OS X Mountain Lion do të lejoj pasqyrimin e plotë AirPlay në setet e televizorëve Apple. Do të ishte shumë mirë po të kishte aftësi të ngjashme pasqyrimi mes kompjuterëve Windows 8 dhe Xbox.

Porositë me tekst

Edhe pse përdoruesit e Mountain Lion nuk do të jenë në gjendje të dërgojnë dhe pranojnë porosi me tekst në Mac, ata do të kenë qasje në të gjitha porositë iMessages, të cilat vijnë nga përdoruesit e tjerë të iOS dhe Mac.

Microsoft do të mund të ofronte një sinkronizim më të mirë porosish mes smartfonëve me Windows Phone dhe kompjuterëve, andaj përdoruesit nuk do të kishin nevojë që t’u përgjigjen porosive në një ekran të vogël kur janë pranë një kompjuteri me ekran të madh.

Sinkronizimi i shënimeve dhe njoftimeve

Windows Store ka të ngjarë të ofroj aplikacione të palëve të treta për shënime dhe njoftime që mund të sinkronizojnë të dhënat mes pajisjeve.

Me Mountain Lion, këto veçori janë të integruara, prandaj njoftimet dhe shënimet tuaja janë të disponueshme në cilëndo pajisje Apple. Sigurisht, Microsoft ka një produkt më të avansuar për marrje shënimesh në OneNote, por një zgjidhje më e thjeshtë dhe falas si pjesë e Windows 8 do të ishte mjaft e mirëseardhur.

Diktim më të lehtë me zë

Në Windows 8, diktimi me zë është i mundur vetëm si veçori, dhe si i tillë ai është i fshehur prapa disa menyve dhe nuk synohet për përdorim të përgjithshëm.

Mountain Lion e bën shumë të lehtë diktimin me zë nga cilido aplikacion- vetëm shtypeni butonin Function dy herë radhazi, dhe filloni të flisni.(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>