Biznes

5 kinezë viktimizojnë ndërmarrjen Apple me komponentë të rremë të iPhone

Apr 17 2013
0 Shpërndarje
5 kinezë viktimizojnë ndërmarrjen Apple me komponentë të rremë të iPhone

Një grup prej pesë shpërndarësve kinezë të pajisjes iPhone janë arrestuar pasi kishin viktimizuar ndërmarrjen Apple me komponentë të rremë në mënyrë që të bëjë zëvendësimin e pjesëve me vlerë prej 64,117 dollarë amerikanë.

Pesë të dyshuarit janë arrestuar këtë muaj pasi Apple raportoi tek policia lokale që kishte marrë komponentë të rremë të iPhone 4S nga një shpërndarës në qytetin kinez Wenzhou të ngarkuar po ashtu me përmirësimin e pajisjeve iPhone.

Pjesët zëvendësuese kishin gjasë që të grumbullonin iPhone të rinovuar kështu që ata do të mund të bënin shitjen si brend të ri tek konsumatorët që nuk dyshojnë, tha policia nga qarku Lucheng i Wenzhou, në një deklaratë online.

Mashtrimi, që filloi në dhjetor, përfshinte të dyshuarit që përdorin kredencialet e tyre si shpërndarës zyrtarë të pajisjes iPhone për të paraqitur një porositje tek Apple për 121 pjesë të iPhone 4S.

Këto pjesë përbëjnë komponentët kyçe të pajisjes iPhone, me përjashtim të baterisë dhe pjesës së pasme të jashtme.

Një njësi e vetme e tillë mund të kushtojë mbi 480 dollarë.

Të dyshuarit bënë porositjen duke ofruar numra serikë të 121 pajisjeve të vërteta iPhone 4S dhe duke shpikur probleme rreth të metave për pajisjet.

Të dyshuarit më pas furnizuan ndërmarrjen Apple disa pjesë të pajisjes iPhone për të cilat policia tha që kishin pak vlerë.

Për t’iu shmangur gjetjes së mundshme, të dyshuarit shkuan aq larg sa printuan numrat e vërtetë serikë të iPhone në komponentët e rremë.

Shpërndarësit e pajisjes iPhone fillimisht kishin mohuar se kishin bërë ndonjë faj, por policia i kapi ata në mashtrim pasi kishte gjetur që 118 nga 121 pajisjet iPhone ishin aktivizuar më 20 dhjetor dhe përmbanin identifikuesin “C8PJ” në numrin e tyre serik.

Policia tha që kishte pak gjasë që aq shumë telefona të njëjtë të jenë në nevojë për riparim. Të dyshuarit janë akuzuar po ashtu për porositjen e zëvendësimit më 28 dhe 30 dhjetor, gjatë kohës prej 15 ditësh kur Apple e kishte rikthimin pa pagesë të produkteve.

Policia tha që Apple kishte paralajmëruar autoritetet gjatë muajit janar, por deri tani kishin dështuar që të bëjnë rikthimin e komponentëve të vjedhur.

Pjesët do të mund të përdoreshin për të ndihmuar mashtruesit që të bëjnë një fitim prej 100 jenëve në çdo iPhone të rinovuar të shitur, tha policia. (PCWorld Albanian)

kina

Lajmet e fundit>