Blog

5 kompanitë më të mëdha teknologjikë sot vlejnë 3 trilion dollar

Jul 24 2017
0 Shpërndarje
Sipas të dhënave të Google, Big 5 (Apple, Alphabet, Amazon, Facebook dhe Microsoft) vlejnë së bashku plot 3.03 trilion. 5 kompanitë më të mëdha teknologjikë sot vlejnë 3 trilion dollar

Lojtarët kryesorë të teknologjisë kaluan javën e kaluar vlerën e 3 trilion dollarëve sipas Google Finance.

Bëhet fjalë për 5 kompanitë më të fuqishme të teknologjisë që njihen ndryshe edhe si Big 5. Aktualisht këto kompani janë në një ekspansion të paprecedent, një ekspansion teknologjik.

Sipas të dhënave të Google, Big 5 (Apple, Alphabet, Amazon, Facebook dhe Microsoft) vlejnë së bashku plot 3.03 trilion.

Yahoo Finance tregon pothuajse të njëjtën gjë, kompanitë vlejnë 3.002 trilion. Por si arritën këtu? Në 52 javët e fundit Apple u rrit me 56.63%, Amazon 44.61%, Facebook 44.55%, Microsoft 39.54% dhe Alphabet 33.45%.

Ky moment i shënuar vjen kur industria e teknologjisë përjetoi një tension. Pavarësisht largimeve nga puna, ndalimeve të operacioneve dhe daljeve publike, çmimet e aksioneve vijonin të rriteshin tek këto gjigandë.

Është gara e secili prej tyre për të kontrolluar jetët dixhitale të njerëzve e cila ka rritur vlerën e Big në mënyrë të paprecedent. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>