Analiza

5 libra elektronikë falas dhe mësime për SQL

Jun 25 2011
0 Shpërndarje
5 libra elektronikë falas dhe mësime për SQL

Le të zhytemi në librat për zhvilluesit fillestarë dhe ata me përvojë.
 
Practical PostgreSQL

Practical PostgreSQL  nga O Reilly media është e dizajnuar që ta fus fillestarin nga SQL në PostgreSQL. Libri është i përqëndruar në Postgres që funksionon në Red Hat, por ka shumë mësime të aplikueshme edhe për ambiente të tjerë për kompjuterë.

Mësimi W3 Schools SQL

W3 Schools ka mësime në pothuajse çdo temë për zhvillim të uebit dhe SQL nuk përjashtohet.

Mësimi Oracle Database 10g Express Edition

Mësimi Oracle Database 10g Express Edition paraqet bazën SQL të Oracle duke e përdorur versionin e vet të lirë. introduces Oracle’s SQL database using its free version.

Build Your Own Database Driven Web Site Using PHP & MySQL

Nëse jeni duke planifkuar që të mësoni MySQL së bashku me PHP, ju mund të merrni pak ndihmë nga libri i shkruar  nga Kevin Yank me titull Build Your Own Database Driven Web Site Using PHP & MySQL. 168 faqet e para janë falas në formatin PDF, nëse dëshironi që t’i merrni në email adresën tuaj. Sidoqoftë, ju mund të gjeni më shumë material në ueb në seritë me mësime nga Yank.

Klikoni këtu për të gjetur më shumë burime për të mësuar PHP.

SQL Performance Explained

Për ushtruesit më të avancuar, ekziston një shpjegim i punës së SQL-së. Sipas fjalëve të botuesit, ky libër “mënjanon hollësitë e panevojshme për çëshjet e brendshme të bazës me të dhëna, por thekson një temë që është më shumë e mospërfillur: indeksimi i duhur.(PCWorld Albanian)

Tags >

e-book
Lajmet e fundit>