Lajmet

5 Live Wallpapers në Android që nuk do ta shkarkojnë baterinë

Mar 15 2014
0 Shpërndarje
5 Live Wallpapers në Android që nuk do ta shkarkojnë baterinë

Google i ka prezantuar Live Wallpapers që në Android 2.1 me Nexus One. Në atë kohë, kurioziteti ishte i madh, si risi e kohës që ishte. Por shumica e këtyre Live Wallpapers kërkojnë shumë energji nga bateria dhe e shkarkojnë shpejt. Në ditët e sotme, katër vite pas prezantimit të Live Wallpapers, ato kanë evoluar mjaftueshëm sa për ta bërë më të gjallë e më personal smartfonin tuaj e pa disavantazhe në bateri apo performancë të sistemit. Më poshtë janë pesë Live Wallpapers të përzgjedhur që nuk ndikojnë shumë në shkarkimin e baterisë.

Muzei

MuzeiKy është një ndër Wallpaperat më të rinj në Play Store dhe operon pak më ndryshe. Ajo që ndodh është vendosja e imazheve me rezolucion ta lartë në sfond dhe rrotullimi i tyre. Pjesa live vjen me faktin që imazhi zbehet dhe mjegullohet. Efekti hiqet në momentin që ekrani preket dy herë rresht. Një ndër më të mirat e Muzei është suporti që ofrohet për të për imazhe të reja dhe është falas në Play Store.

Custom Beam

Custom BeamCustom Beam është i ngjashëm me Phase Beam, Live Wallpaper që është i paracaktuar në Ice Cream Sandwich. Por ndryshe nga i paracaktuari, Custom Beam ofron një numër mundësish për ndryshime, duke filluar që me motivet e ngjyrave, shpejtësia e animimeve, forma e lenteve të efektit, e madje edhe këndin e ngjyrës së gradientit. Në varësi të baterisë, ai ndryshon për të kursyer. Në Play Store ai është falas, por për pjesën më të madhe të aplikacioneve, duhet të blihet versioni i plotë 1.49 dollarë.

Mountains Now

Mountains NowNisur nga Google Now vjen dhe emri për këtë Live Wallpaper. Motivet e këtij Wallpaperi vijnë nga të gjitha që mund të karakterizojnë Google për momentin si anije, male, re, e të gjitha këto lëvizin në një perspektivë të largët. Veçantia për të është që mund të përdorë aftësinë e xhiroskopit të telefonit për të dhënë njëfarë efekti paralaksi kur lëvizni celularin. Linjat dhe ngjyrat nuk janë të ngjashme me pjesën tjetër të sistemit e kështu nuk ngatërrohen. Aplikacioni i plotë mund të blihet për 1.63 dollarë.

Wave

WaveAshtu si Custom Beam, edhe Wave vjen me plot mundësi optimizimi. Si pamje kryesore ka valë të lehta dhe vija energjie që kalojnë përmes ekranit. Përshtypja që mund të marrë një përdorues është ngjashëm me pamjen e një PS3 ose PSP. Përdoruesit mund të prodhojnë efekte të ndryshme vizuale duke ndryshuar ngjyrat, shpejtësinë dhe magnitudën e valëve. Nga testimet e kryera, nuk është vënë re ndonjë shkarkim i baterisë që mund të duket shqetësues. Në Play Store, Wave gjendet me çmimin 1.49 dollarë, por ka edhe një kohë falas para se ta blini.

Space Colony

Space ColonyKy mund të konsiderohet edhe si Live Wallpaper më i detajua në optimizim në këtë listë e çuditërisht ashtu si të tjerët, edhe Space Colony është po aq i lehtë në përdorimin e baterisë. Pamja që ofron është

një horizont futuristik qielli dhe pjesë qyteti po aq modern. Janë mbi dhjetë mundësitë që mund të zgjidhen për motive ngjyrash e efekte drite. Pamja ndryshohet, duke dhënë përshtypjen ë lëvizjes në ajër ndërmjet ndërtesave të larta të qytetit. Rruga që ndjek kamera mund të ndryshohet gjithmonë me një klikim të dyfishtë në ekranin bosh. Duke dhënë një pamje të veçantë ndërkohë që e përdor baterinë me kursim, Space Colony vjen me çmimin 1.95 dollarë.

Lajmet e fundit>