Blog

5 miliard njerëz në mbarë botën kanë një lidhje celulare raporton GSMA Intelligence

Jun 13 2017
0 Shpërndarje
Të dhënat e GSMA tregojnë se janë mbi 8.1 miliard lidhje celulare në mbarë botën. 5 miliard njerëz në mbarë botën kanë një lidhje celulare raporton GSMA Intelligence

Plot 5 miliard njerëz në mbarë botën përdorin një celular. Ky lajm vjen nga GSMA Intelligence, krahu hulumtues i GSMA.

Në uebsajtin e GSMA cili ofron një gjurmues në kohë reale të lidhje në total dhe përdoruesve unike në mbarë botën, raportohet se 2/3 e popullsisë së botës ka një lidhje celulare.

Vlen të theksohet se numri i abonimeve të total tejkalon individët duke qenë se njerëzit kanë më shumë se një kartë SIM dhe disa telefonë për jetën e tyre personal dhe profesionale.

Të dhënat e GSMA tregojnë se janë mbi 8.1 miliard lidhje celulare në mbarë botën.

Në 2003-ën ekzistonin vetëm 1 miliard përdorues unik të shërbimeve mobile, një shifër e cila dyfishua në 2007-ën dhe shkoi në tre miliard në 2010-ën.

Në 2013-ën arriti në katër miliard ndërsa u deshën katër vite për të shtuar edhe 1 miliard të tjera. Në Azi gjenden 2.7 miliard prëdorues, në Europë gjenden 465 milion përdorues, në Amerikën Latine 459 milion, në Afrikën Subsahariane 436 milion, në Lindjen e Mesme 391 milion, në Amerikën e Veriut 292 milion dhe në Rusi e vendet fqinje të saj 227 milion.

Kina dhe India padyshim janë tregjet më të mëdha me 1.081 milion dhe 730 milion përdorues respektivisht.

Në fund të kësaj dekade GSMA përllogarit se do të jenë 5.7 miliard përdorues unike të shërbimeve celulare. /PCWorld Albanian

Tags >

telefon
Lajmet e fundit>