Analiza

5 momentet kryesore nga Konferenca e Zhvilluesve të Lojërave (GDC)

Mar 25 2014
0 Shpërndarje
5 momentet kryesore nga Konferenca e Zhvilluesve të Lojërave (GDC)

gdc_live-578-80Konferenca e Zhvilluesve të Lojërave (Game Developers Conference) solli të risi që surprizuan pjesën më të madhe të komunitetit të lojtarëve dhe të zhvilluesve të lojërave. Një pjesë e mirë e tyre nuk priteshin dhe supriza ishte akoma më e madhe. Pavarësisht se GDC nuk është e njëjta gjë si CES, entuziazmi ishte gjithandej në konferencë, që nga fjalimet e zhvilluesve më të mëdhenj që tregonin për kohën kur lanë shkollën për të zhvilluar lojëra, e deri në prezantimet e produkteve më të reja si Morpheus nga Sony. Le të shohim më poshtë pesë momentet kryesore që ishin në GDC këtë vit.

 Realiteti Virtual

Këtë vit, realiteti virtual ishte thuajse gjithandej si një ndër risitë më të pritura. Që nga takimi i parë i ITA (Immersive Technology Alliance) që vinin me premtimin për të qenë në vijën e parë të frontit për zhvillimin e realitetit virtual, të gjithë fansat dhe të entuziazmuarit e kësaj fushe (duke filluar me zhvilluesit) filluan të testojnë e të provojnë gjithçka që kishte atje. E për më tepër, kompani të mëdha si Sony dhe Microsoft po shprehin interes në këtë teknologji, pa përmendur dhjetëra kompani të vogla këtu.

Projekti Morpheus

Më në fund, projekti i shumëpritur i Sony-t erdhi. Sony kishte kohë që punonte në projektin Morpheus në fushën e realitetit virtual. Me maskën e pamjes dhe me levat kontrolluese të PlayStation Move, kjo është pikërisht e ardhmja që parashikonin lojtarët para 10 vitesh a më shumë. Sony duket se ka një strategji shumë premtuese dhe presim shumë nga Japonia, edhe pse jo në një kohë shumë të shkurtër.

Oculus Rift

Kompania e re që arriti të mbledhë fondet në një kohë rekord për të filluar punën, duket se është në rrugë të mbarë. Crystal Cove u prezantua vetëm në CES 2014, në janar, por skuadra e zhvillimit të Oculus Rift nuk priti aspak për ta implementuar në pajisjet e tyre. Edhe pse versioni i ri i Oculus Rift nuk është ai ideali, përmirësimi është i dukshëm që nga versioni i parë. Versioni i dytë kushton pak më shtrenjtë për shkak se kutia e kontrollit është integruar në maskën e kokës dhe është shtuar një portë e kombinuar HDMI/USB. Paketa e re ka edhe një kamera që zbulon lëvizjen, gjë që i lejon lojtarëve të lëvizin më lirshëm në lojërat e realitetit virtual.

 Leva kontrolluese e Steam nga Valve

Ashtu si Oculus Rift, edhe Valve ka qenë duke e përmirësuar versionin e dytë të pajisjes së saj. Nuk ishte diçka shumë e madhe sepse paraprakisht Valve kishte lëshuar foto të levës kontrolluese të Steam. Ajo që ishte më interesante në levën kontrolluese ishte ekrani me prekje që tani nuk është më dhe është zëvendësuar me butonat. Gjithsesi, ende mbeten në të dy anët panelet me prekje. Një version përfundimtar i tillë pritet të jetë i disponueshëm më vonë gjatë këtij viti në kohën kur edhe Steam Machines të jenë në treg, të fuqizuara nga sistemi Steam OS.

 Lojërat indie

Ato gjithmonë kanë qenë thelbi i GDC e një pjesë e mirë e tyre janë rritur duke marrë shkas nga GDC. Edhe Sony edhe Microsoft tregun interes në lançimin e lojërave të tjera të reja e të vogla, me potencial për zhvillim dhe po mbështesin më shumë zhvilluesit që të zhvillojnë më shumë lojëra të tilla për secilën platformë. Për ta konkretizuar ndihmën ndaj studiove të vogla të lojërave, Microsoft lançoi mjete të reja si DirectX 12 dhe Direct2D 12 e bashkë me Unity 5 bëhen tre lajmërimet më të mëdha për lojërat indie, Viti i ardhshëm pritet të sjellë më shumë risi nga lojërat indie. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>