Lajmet

5 monitorët më të mirë 20 – 22 inç LCD me ekran të gjerë

Mar 10 2010
0 Shpërndarje
5 monitorët më të mirë 20 – 22 inç LCD me ekran të gjerë

Njëri është dizajnuar për entuziastë multimedialë; një tjetër është ndërtuar për ata që pëlqejnë riciklimin dhe ruajtjen e energjisë. Të gjithë monitorët që testuam dhanë cilësi solide imazhi, megjithëse vërejtëm ndryshime të vogla aty-këtu midis modeleve.

Blerja jonë më e mirë, Lenovo L215p 21.5 inç, ka cilësi shumë të mirë imazhi, pajiset me një kamera web-i në pjesën e sipërme dhe një speaker bar, që përshkon të gjithë pjesën e poshtme. Këto ekstra janë ideale për njerëz që kërkojnë një monitor me aftësi multimediale. Vetëm mungesa e një porti DVI, më i përdoruri sot në PC, mund të zbehë pak vlerat e mëdha (vetëm lidhjet VGA dhe HDMI janë të disponueshme.

I riu NE C P221w, një ekran i gjerë 22 inç, tregoi cilësinë më mbresëlënëse të imazhit nga i gjithë grupi, me aftësi të shkëlqyera për të menaxhuar si tekstin ashtu dhe imazhet. Ngjyrat e shumë fotove tona të testimit dukeshin veçanërisht reale. Megjithëse është më i shtrenjtë se pjesa më e madhe e konkurrencës, P221w e justifikon çmimin ekstra për përdoruesit që kanë nevojë për cilësi të madhe figure.

Dy monitorë HP gjithashtu hyjnë në listë; HP LP2275w, Një LCD me ekran të gjerë 22 inç, dhe HP 2009m, LCD me ekran të gjerë 20 inç. Njësia më e madhe performoi mirë në testet tona subjektive, por tregoi kontrast jashtëzakonisht të lartë në disa foto, çka mund të jetë çorientuese për disa përdorues. Ndërkohë, 2009m tregoi cilësi të mirë imazhi dhe madhësia e tij 20 inç mund të jetë interesante për blerës të prirë drejt përmasave të reduktuara.

Dell G2210t me kursimin e tij të energjisë përmbyll tabelën tonë. Dell raporton se e ka ndërtuar G2210t-në duke përdorur materiale të riciklueshme dhe se fishat e monitorit nuk përmbajnë PVC apo lëndë kimike të dëmshme. Ka tre opsione të energjisë, që ju lejojnë të rregulloni dritën e njësisë dhe konsumin e energjisë në nivelin që dëshironi. Po t’i lëmë mënjanë tiparet e tij të orientuara drejt ambientalizmit, G2210t ngeci pak në testin tonë të cilësisë së imazhit; teksti ngjante mjaft i qartë, por njësia tregohej paksa e shpëlarë në paraqitjen e fotografive.

Lenovo L215p

$254

Cilësia e tekstit: Shumë mirë

Cilësia e imazhit: Shumë mirë

Testi i lëvizjes: Shumë mirë

Porte HDMI dhe VGA

Rregullime në kënd dhe rrotullim

Rezolucioni i natyrshëm 1920 me 1080

HP LP2275w

$350

Cilësia e tekstit: Shumë mirë

Cilësia e imazhit: Shumë mirë

Testi i lëvizjes: Sipëror

Porte DVI dhe VGA, DisplayPort

Rregullime në kënd, lartësi dhe rrotullim

Rezolucioni i natyrshëm  1680 me 1050

NEC P221w

$499

Cilësia e tekstit: Shumë mirë

Cilësia e imazhit: Shumë mirë

Testi i lëvizjes: Sipëror

Porte DVI dhe VGA

Rregullime në kënd, lartësi, aks dhe rrotullim

Rezolucioni i natyrshëm  1680 me 1050

HP 2009m

$200

Cilësia e tekstit: Shumë mirë

Cilësia e imazhit: Shumë mirë

Testi i lëvizjes:  Mirë

Porte DVI dhe VGA

Rregullime në kënd dhe rrotullim

Rezolucioni i natyrshëm 1600 me 900

Dell G2210t

$240

Cilësia e tekstit: Mirë

Cilësia e imazhit: Mirë

Testi i lëvizjes: Mirë

Porte DVI dhe VGA

Rregullime në kënd dhe rrotullim

Rezolucioni i natyrshëm  1680 me 1050

Lajmet e fundit>