Lajmet

5 probleme kyçe të Skype dhe si ti zgjidhni ato

Feb 6 2015
0 Shpërndarje
5 probleme kyçe të Skype dhe si ti zgjidhni ato

skype-logoSkype është kthyer në një biznes esencial dhe një vegël shumë e rëndësishme komunikimi. Por performanca e tij jo gjithmonë është në nivelet maksimale. Përdoruesit ballafaqohen probleme të ndryshe gjatë përdorimit të tij ndaj po ju tregojmë se si të korigjoni disa nga problemet më të shpeshta të këtij softueri.

Skype nuk njeh kamerën, mikrofonin dhe bokset

Kur Skype nuk njeh kamerën, mikrofonin apo speakerat, realisht kjo përbën një nga ankesat kryesore të përdoruesve. Skype shpesh humb lidhjet me komponentët kryesorë të kompjuterit që janë të domosdoshëm për komunikim. Kjo mund të vijë si pasojë e problemeve të harduerit, të driver-ave ose gabime të sistemit operativ Windows por në të shumtën e rasteve është vet Skype që i sjell këto pobleme.

ss1Problemet e përmendura më lart mund ti korrigjoni duke naviguar tek Tools>Options> Audio Settings dhe më pas klikoni opsionin Show Advanced Options. Këtu do të gjeni një listë të pajisjeve audio që kompjuteri juaj ka përdorur. Gabimi ndodh në momentin kur Skype kërkon të përdorë një pajisje shtesë edhe pse ajo nuk është e lidhur në kompjuterin tuaj.

Cilësia e thirrjeve është e tmerrshme

Kur cilësia e thirrjeve është e dobët, jo gjithmonë është faji i Skype dhe në të shumtën e rasteve vjen si pasojë e lidhjes së dobët të internetit që mund të keni në dispozicion. Për të shmangur këtë problem afrojuni sa më afër routerit internetit sidomos nëse është i paisur me vale wireless. Pasi të siguroni një lidhje të mirë interneti mbajeni kompjuterin apo pajisjen tuaj pa lëvizur, kjo do të stabilizojë lidhjen e internetit dhe Skype mund të funksionojë më mirë duke ofruar një kualitet video dhe zëri më të lartë.

Skype instalon shtojcat për thirrje të shpejta në shfletuesit tanë

Skype zëvëndëson numrat e kontakteve në shfletuesin tuaj me butona të mërzitshëm “Click Call”. Kjo është një karakteristikë që vjen së bashku me Skype gjatë instalimit por me disa hapa të thjeshtë ju mund ta ç’aktivizoni atë.

ss3Si fillim ç’instaloni Skype Click to Call në Windows Control Panel. Më pas kontrolloni shfletuesin për shtojca dhe nëse vëreni aty të listuar Skype Click to Call e ç’aktivizoni atë.

Kreditet në Skype skadojnë pas 180 ditësh

Kreditet e papërdorur të Skype zhduken me kalimin e kohës. Nëqoftëse ju jeni abonuar në versionin me pagesë të Skype ka të ngjarë që paratë tuaja shpesh herë “të zhduken”, më saktë ato do të zhduken janë kreditet nëqoftëse nuk i përdordni.

ss4 Skype i bën të pavlefshën kreditet tuaja nëse ju keni 180 ditë që nuk i përdorni ato. Por gjithsesi këto kredite nuk fshihen, ato thjesht ruhen në një dhomë sekrete virtuale. Për ti përfituar përsëri kreditet tuaja klikoni në një buton ku shkruhet ‘Reactivate Credit’. Nëse as ky buton nuk ju ndihmojë atëherë bëni mirë të vizitoni faqen zyrtare të Skype për të riaktivizuar kreditet.

Njoftime të zhurmshme

Skype ju bezdis me njoftime të zhurmshme për gjithçka që ndodh brenda softuerit. Skype ju njofton për gjithcka të mundshme që ndodh në profilin tuaj, madje dhe kur ndonjë nga kontaktet tuaj ka ditëlindjen me disa zhurma të çuditshme dhe shqetësuese për veshin.

ss5Mjafton të vizitoni Tools>Options>Notifications>Notification Settings dhe të c’aktivizoni opsionet për të cilët ju nuk dëshironi të merrni një njoftim. Ose ju mund të klikoni “Mute All Sounds” për mos të dëgjuar asgjë nga Skype. (PC World Albanian)

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>