Lajmet

5 produkte që duhet të kishte lançuar Facebook-u në vend të videove në Instagram

Jun 25 2013
0 Shpërndarje
5 produkte që duhet të kishte lançuar Facebook-u në vend të videove në Instagram

Ftesat e dërguara pë eventin e Facebook-ut gjatë javës së kaluar shkruanin se bëhej fjalë për lançimin e një produkti të ri, i cili rezultoi të ishte shtimi i videove në Instagram, edhe pse nuk ishte një produkt tërësisht i ri.

Sigurisht, Facebook-u duhet ta integronte edhe videon në aplikacione si Instagram, pasi kjo lloj media preferohet nga përdoruesit.

Megjithatë, ata mund të kishin shkuar edhe pak më larg me produktet e tyre. Në vend që t’i kundërpërgjigjeshin konkurrentëve si Vine, mund të kishin lançuar diçka tërësisht tjetër. Më poshtë ju paraqesim pesë alternativa potenciale që mund të kishte shfrytëzuar kompania gjatë eventit të javës së kaluar.

1. Një Home më i mirë. Aplikacioni Home i Facebook-ut për Android nuk është produkt totalisht i përfunduar. Asnjë rrjet tjetër social nuk po integrohet në mënyrë kaq të thellë me sistemet operative mobile, çka përbën një avantazh për Facebook-un. Megjithatë, për t’u dalluar vërtet, aplikacioni ka nevojë për plotësime dhe ndryshime.

2. Facebook për profesionistë. Punëdhënësit kanë filluar ta përdorin Facebook-un për të gjetur punëkërkues dhe fakti se Facebook-u po përshtatet me lançimet e reja të Twitter mund të jenë dy arsye që kompania të shqyrtojë edhe mundësinë e t’i bërit konkurrence edhe LinkedIn-it.

3. Lajmet. Twitter ka dominuar aq shumë hapësirën e lajmeve, sa që lexuesit RSS kanë filluar të zhduken. Njerëzit i konsumojnë lajmet më shpejt se më parë, prandaj edhe Facebook-u duhet të hyjë në këtë mes. Ndoshta një “newsletter” edhe mund të jetë, edhe mund të mos jetë ide e mirë, megjithatë, duke marrë parasysh rënien e popullaritetit të furnizuesve RSS, Facebook është shprehur se do të ofrojë një mënyrë më të mirë për të futur në përdorim edhe etiketimet hash që ka lançuar së fundmi.

4. Të blesh në Facebook. Për momentin mund të blini shumë gjëra virtuale në Facebook, po, sikur të kishit mundësi të blinit edhe gjëra reale? Rrjeti social mund të përdoret për të lehtësuar një pjesë të transaksioneve. Në fund të fundit, Facebook-u e di se çfarë pëlqeni, ku bëni Pazar, sa peshoni, sa e keni këmbën e këpucës… (ndoshta këto dy të fundit jo, supozojmë ne të paktën). Facebook mund të shërbejë fare mirë si një platformë e re e tregtisë elektronike.

5. GIFs, memes dhe materiale pa kufi. Rrjetet e tjera sociale kanë filluar të ofrojnë mënyra të reja për krijuar materiale si klipe audio, imazhe GIF apo gjenerues memes. Njerëzit i adhurojnë këto lloj elementësh dhe nëse Facebook-u do të pozicionohej mes tyre, do të kishte pafund mundësi për të zgjeruar audiencën. (PCWorld Albanian)

facebook instagram

Lajmet e fundit>