Lajmet

5 sekrete të Google Maps që mund të mos i keni ditur

Apr 25 2017
0 Shpërndarje
E kemi përdorur vazhdimisht aplikacionin i cili jo rrallë herë na ka ofruar informacion për gjëra që nuk i dinim. Në këtë artikull do të ofrojmë disa sekrete të Google Maps që mund tu vinë në ndihmë. 5 sekrete të Google Maps që mund të mos i keni ditur

Google Maps është ajo që ju duhet për të gjetur rrugën nga pika A në B ose për të gjetur një restorant por aplikacioni dhe shërbimi është po aq i mirë edhe në disa funksione të tjera të cilat nuk janë të dukshme në momentin e parë.

E kemi përdorur vazhdimisht aplikacionin i cili jo rrallë herë na ka ofruar informacion për gjëra që nuk i dinim. Në këtë artikull do të ofrojmë disa sekrete të Google Maps që mund tu vinë në ndihmë.

Krijoni Lista

A e dinit se mund të krijoni lista të vendeve të ndryshme në Google Maps për ti ruajtur dhe ndarë me miqtë? Ne nuk e dinim. Thjeshtë një kërkim i një destinacioni apo vendi, klikimi “Save” dhe ruajtja në seksionin e vendeve të preferuara krijon një listë.

Ruani harta offline

Në të vërtetë këtë e dinim por jemi të bindur se shumë njerëz nuk e kanë zbuluar ende. Ju mund të ruani harta për përdorim offline kur nuk keni sinjal celular apo wireless ose kur jeni në një metro apo në mes të shkretëtirës. Thjesht klikoni butonin e menusë në të majtë dhe selektoni një zonë që doni ta shkarkoni.

Rezervoni me Google Maps

Ky funksion ngelet i veçantë. Google në bashkëpunim me disa ofrues shërbimesh di dyqane, restorante apo qendra fitnesit, kanë ofruar për përdoruesit e aplikacionit rezervimin e takimeve apo orareve të ndryshme. Megjithatë në këtë rast është i domosdoshëm përdorimi i versionin në ueb të aplikacionit.

Shpërndani vendodhjen

Kjo është një veçori e re e publikuar vetëm pak javë më parë edhe pse Google ofronte diçka të ngjashme më parë. Përdoruesit mund të ndajnë vendodhjen në kohë reale, mbase gjatë një udhëtimi apo situate të vështirë, në mënyrë që miqtë dhe familja të dinë nëse jeni të sigurtë ose jo. Përdoruesit mund të vendosin përsa kohë duan ta ndajnë vendodhjen dhe kush mund ta shohë. Për ta realizuar mjafton një klikim në butonin e menusë dhe më pas klikimi i opsionit “Share Location.”

Një ndalesë të shpejtë për një kafe

Nëse po udhëtoni drejt punës dhe vendosni të pini një kafe të ftohtë përpara se të mbërrini në zyrë, lehtësisht mund të shtoni një ndalesë pa ngatërruar itineratin origjinal. Mjafton të klikoni “Search” gjatë udhëtimit dhe të gjeni një pikë interesi dhe Maps do tu lajmërojë sapo të keni mbërritur. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>