Lajmet

5 shërbime të Google-it që nuk po i përdorni me potencialin e tyre maksimal

Sep 13 2013
0 Shpërndarje
5 shërbime të Google-it që nuk po i përdorni me potencialin e tyre maksimal

google 5Shumica prej nesh përdorim shërbime të Google si kërkimi, Gmail, Drive dhe Calendar. Megjithatë, kompania ka dhe shumë shërbime të tjera të cilat ndoshta nuk i njihni dhe mund t’ju çudisin me ato që janë në gjendje të bëjnë.

Bisedat me zë në Google Translate

Google TranslateKur ju bie rasti të shihni faqe në gjuhë të huaj në internet, probabiliteti më i madh është se përdorni pothuajse gjithmonë Google Translate. Është i integruar në Chrome dhe ju vjen shumë në ndihmë në raste të tilla. Megjithatë, aplikacioni mobile ka edhe disa veçori të tjera që ia vlen t’i dini. Ai përfshin një opsion “Conversation mode.” Kjo iu mundëson dy njerëzve të zgjedhin gjuhën e tyre, të flasin me zë të lartë dhe fjalët e tyre do të përkthehen në gjuhën e personit tjetër dhe anasjelltas. Aplikacioni përkthen gjithashtu edhe një foto me tekst. Ndonëse mund të mos jetë perfekt, është një aplikacion që duhet të gjendet patjetër në telefonin tuaj.

Ndjekja e bursës përmes Google Finance

Google Finance

Google Now ia vlen të ndiqet në rastet kur dëshironi të merrni informacione mbi çmimet e aksioneve në ditën e sotme. Megjithatë, nëse ju duhen të dhëna mbi situatën financiare të një kompanie ku planifikoni të investoni, atëhere duhet të merrni në konsideratë Google Finance. Përmes saj mund të shihni se si kanë lëvizur çmimet e aksioneve në një periudhë të caktuar, të shihni kapitalin, fitimin për aksion etj. Me pak fjalë, mund të kontrolli të gjitha dokumentet financiare publike të një kompanie.

Mësoni për botën që ju rrethon përmes Google Earth

Google Earth

Përgjithësisht, Google Earth kalon në vend të dytë përsa i përket përdorimit, pas Maps. Kur vjen puna tek gjetja e rrugëve apo destinacioneve të caktuara gjatë ditës, Maps ju mjafton. Për gjithçka tjetër, ju duhet Earth. Një nga funksionalitetet më të dobishme është për shembull opsioni për të matur distancën, me një saktësi më të lartë se Maps. Për më tepër, programi ka shumë veçori të tjera të cilat ju mësojnë për botën që ju rrethon. Për shembull, një opsion interesant është të shihni se si dukej një zonë e caktuar vite më parë. Nëse kjo nuk ju intereson, Google Sky (pjesë e Earth) ju tregon për universin dhe ju shfaq pamje mbresëlënëse.

Krijimi i njoftimeve me Google Alerts

Google Alerts

Google Alerts është një nga shërbimet më të përdorura nga përdoruesit e avancuar të internetit, edhe pse nuk njihet shumë nga pjesa tjetër. Përmes Google Alerts mund të merrni me e-mail përditësime për gjithçka që dëshironi në internet. Për shembull, nëse jeni fans i një aktori, mund të shkruani emrin e tij në fushat përkatëse, të plotësoni mënyrën se si doni të njoftoheni, dhe sa herë që shfaqet një artikull mbi personazhin në fjalë në internet, linku do t’ju vijë me email. Mund të vendosni edhe emrin tuaj dhe të jeni në kontroll të gjithçkaje që thuhet në internet për ju.

Arsimohuni me Google Scholar

Google Scholar

Ndoshta një nga shërbimet më pak të njohura të Google është edhe Scholar. Ai, në fakt, është një shërbim mjaft i vlefshëm për kërkuesit. Atje mund të kërkoni mbi artikuj shkencorë, artikuj akademikë, projekte apo dokumente ligjore. Opsionet e shërbimit ju mundësojnë të personalizoni kërkimin ashtu siç dëshironi.

Tags >

Google
Lajmet e fundit>