Analiza

5 tabletë që “mbretëruan” në vitin 2013

Dec 30 2013
0 Shpërndarje
5 tabletë që “mbretëruan” në vitin 2013

Ky ishte një vit mjaft prodhimtar për tabletët dhe ne si konsumatorë, sigurisht që jemi mirënjohës pasi konkurrenca është rritur dhe kemi mundësi të përzgjedhim mes shumë llojeve, në varësi të preferencave dhe buxhetit tonë.

Viti 2013 ishte vit i lançimeve të markave të mëdha si Apple, Google (përmes Asus për Nexus 7), Amazon, Microsoft etj. Tabletët më të mirë të vitit kishin karakteristika më të avancuara se paraardhësit e tyre, performancë më të mirë, ekrane me rezolucione më të larta etj.

Këta janë 5 tabletët e vlerësuar më lart nga PCWorld:

Apple iPad Air dhe iPad mini me ekran Retina

Si mund ta bësh edhe më të mirë një tablet kaq të suksesshëm si iPad-i? I heq disa gram dhe i përmirëson ekranin, proçesorin, baterinë. iPad-i është më i lehtë, më i hollë dhe më i fuqishëm se kurrë.

ipadair-terrace-100067203-origGoogle Nexus 7 (gjenerata e dytë)

Gjenerata e parë e këtij tableti ishte alternativa më e mirë në çmimin që kishte. Nexus 7 është një tablet po aq i mirë, me 9 orë bateri, 1.5 GHz proçesor, ekran 1200-by-1980-pixel LCD dhe çmim 250 $.

nexus7-100047866-origAmazon Kindle Fire HDX (7-inch dhe 8.9-inch)

Amazon lançoi këtë vit tabletët e gjeneratës së tretë prej 7 dhe 8 inç. Në ndryshim nga dy tabletët më lart, ato të Amazon-it nuk kanë pikë të fortë harduerin, edhe pse ky i fundit është përmirësuar ndjeshëm nga versionet e paraardhësit. Pika e fortë është libraria e gjerë dhe disa karakteristika interesante.

kindlefirehdx_1160-100155619-origMicrosoft Surface Pro 2

Keni punë për të bërë? Apo ndoshta doni të shihni një film? Surface Pro 2 është një pajisje hibride që shërben edhe si tablet edhe si laptop. Por, një gjë ta keni të sigurt: ai nuk është tablet i zakonshëm. (PCWorld Albanian)

microsoft_surface_pro_2_front-100066639-orig

Lajmet e fundit>