Analiza

5 ueb-aplikacione të thjeshta që do të ju kursenin kohë

Apr 17 2011
0 Shpërndarje
5 ueb-aplikacione të thjeshta që do të ju kursenin kohë

Në mesin e shumë gjërave, aplikacioneve dhe sofuterëve, ka ende ndonjë aplikacion që duhet të paguhet dhe t’i përkushtohet një kohë. Këto gjëra nuk mund të quhen si çështje të rëndësishme, por të rëndësishme mund të quhen aplikacionet që punojnë shpejt dhe lehtë.

Në këtë artikull do të mund të shihni pesë vegla online që janë falas dhe janë të thjeshta, pa pasur nevojë që të bëhen shkarkime.

1. Zamzar

Janë disa gjëra më shqetësuse se sa pranimi i një skedari (ang. file) të rëndësishëm që nuk mund ta hapni. Zamzar është një vegël online që mund të shndërrojë një radhë të gjerë të llojeve të skedarëve. Thjesht ngarkojeni skedarin, zgjedhni formatin në të cilin dëshironi që ky skedar të shndërrohet, shkruajeni adresën tuaj elektronike (ang. email) dhe ju do ta merrni një version të ri të këtij skedari në inbox.

Shndërrimi i dokumenteve me tekste mund të quhet si një gjë lehtësisht e arritshme, por Zamzar mund të shndërrojë madje edhe formate të audiove dhe videove.

2. Ge.tt

Ngarkimi i gjërave në email (attachment) mund të jetë i pavolitshëm, veçanërisht i skedarëve të madhësive të mëdha. Nëse jeni duke kërkuar një rrugë të lehtë për të shpërndarë skedarët në cloud, provoni Ge.tt.

Me dy klikime ju do të mund të ngarkoni fotografitë, dokumentet, skedarët zip etj. dhe t’i përfshini të gjitha këto me një lidhje (ang. link) që do të mund ta dërgoni tek të tjerët. Ata mund të shohin skedarë të caktuar në shfletues dhe të zgjedhin se çka të shkarkojnë nga pakoja ku është bërë ngarkimi.

Ngarkimi Ge.tt është i përkohshëm (derisa të mos regjistroheni), kështu që përdoreni atë për bartje të shpejtë të skedarëve, por jo për arkivim në cloud.

3. Ninite

Rregullimi i një kompjuteri të ri mund të ju marrë mjaft kohë. Lidhja e kabllove dhe bartja e të dhënave është vetëm gjysma e betejës. Pastaj ju duhet të gjurmoni për aplikacionet që ju nevojiten.

Ninite e drejton këtë proces. Përzgjedhni aplikacionet që dëshironi t’i instaloni në makinën tuaj të re ose të sapoformatizuar dhe shkarkoni të gjitha aplikacionet vetëm me një gjuajtje përgjatë një instaluesi automatik. Më e mira nga të gjitha, Ninite eleminon shiritët apo shtojcat e veçanta që nganjëherë vijnë së bashku me aplikacionet e zakonshme.

4. CopyPasteCharacter

Nëse punoni në ndonjë dokument të rëndësishëm shkencor ose shumëgjuhësor përgjatë tërëditës, ju mund të keni nevojë që të shtoni simbole të caktuara që nuk janë të gatshme në tastierën tuaj.

Ju do të mund të shkoni në characters map në përpunuesin tuaj të tekstit, ose do të mund t’i mbani në mend urdhërat që ju nevojiten, në formë Alt+ diçka tjetër.

Por edhe më mirë, pse të mos e hapni faqen CopyPasteCharacter.com dhe të merrni simbolet tuaja vetëm me një klikim? Ju madje mund të kopjoi vlerat HTML, nëse jeni duke punuar me kode.

5. LucidChart

A keni nevojë për të bërë paraqitje të animuara? PowerPoint ka dobësitë e veta, ndërsa programi Photoshop kërkon disa shakthtësi të nevojshme madje edhe për ndonjë veprim të thjeshtë.

LucidChart është një rrugë për të krijuar tabela rrjedhëse dhe diagrame drejt në shfletuesin tuaj. Vendosni format në grafikun tuaj, vendosni disa shigjeta, shtoni përshkrimin, ngjyrat dhe titujt dhe ju do të merrni një diagram profesional me të cilin do të mund të krenoheni para klientëve tuaj.

Një llogari falas në LucidChart ua mundëson dy njerëzve që të bashkëpunojnë në një dokument, të ngarkesës online prej 25 MB dhe një maksimum prej 60 objekteve për dokument. Llogaria e paguar ofron më shumë veçori për bashkëpunim dhe ngarkim./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>