Analiza

5 video lexuesit më të mirë për Mac

Apr 2 2011
0 Shpërndarje
5 video lexuesit më të mirë për Mac

Mbase mund të mos keni zgjedhur ende se çfarë video lexuesi të përgjithshëm të përdorni, një që është falas dhe i lehtë për përdorim të zakonshëm. Le të fillojmë.

1. VLC Media Player

Pa marrë parasysh se çfarë sistemi operativ përdorni, VLC Media Player është një nga video lexuesit më të mire. VLC është një plaftormë e hapur multimediale që lëshon pothuajse çdo lloj të video skedarëve, duke e quajtur atë si lëshues i përgjithshëm.

Ju gjithashtu mund të përdorni DVD, CD, VCD dhe protokolle të larmishme për rrjedhje. Nuk ka nevojë për pako të kodekëve dhe është program falas. Çdo kush që është i njohur tashmë me VLC nuk duhet të befasohet që këtë program ta shohë në listë.

2. DivX

DivX Player për mac është gjithashtu një alternative e mire për ju që t’i lëshoni videot tuaja, veçanërisht nëse jeni duke kërkuar për videot me cilësi HD. DivX Player ju mundëson që të lëshoni të gjitha videot DivX (.mkv), por gjithashtu mbështet edhe lloje të tjera të video skedarëve, duke përfshirë skedarët QuickTime.

3. NicePlayer

NicePlayer është një aplikacion relativisht i panohur, por është një video lexues mjaft mbresëlënës për Mac. Ky softuer është me burim të hapur që ishte dizajnuar për të lëshuar filmat dhe ka mjaft gjëra. Ja vlen ta provoni.

4. Elmedia Player

Elmedia Player është një lëshues për Flash dhe mediave të tjera për Mac OS X që mbështet rilëshimin për FLV, SWF, XAP (Silverlight), RM dhe RV (Real), AVI, MOV, MPA dhe shumë formate të tjera. Ky softuer veçorizon një uebshfletues të brendshëm, kështu që ju mund të shfletoni përgjatë uebfaqeve dhe të shikoni filma, pa pasur nevojë që të largoheni nga aplikacioni.

5. Windows Media Components for QuickTime

Ju mbase mund të befasoheni kur e kuptoni që këto shtesa madje ekzistojnë, por është një zgjidhje praktike, nëse jeni duke dashur që të keni veçori të sistemit Windows. Me Windows Media Components për Quicktim, ju mund të lëshoni skedarët Windows Media (.wma dhe .wmv) drejtpërdrejt në lëshuesin QuickTime Player dhe të shihni përmbajtjen e Wndows Media në Internet, duke përdorur një uebshfletues. Këto shtesa mbështesin një numër të madh të kodekëve për audio dhe video, po ashtu edhe formate të ndryshme të skedarëve (si .avi).

Me programet në këtë listë, ju mund të përzgjedhn se cilin softuer ta përdorni për të lëshuar  ndonjë lloj të skedarëve me të cilët ndesheni. Nëse keni ndonjë alternative tjetër, mos ngurroni të tregoni në komente.pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>