Analiza

50% e përdoruesve të Steam vinë nga Windows 10

Jan 3 2017
0 Shpërndarje
50% e përdoruesve të Steam vinë nga Windows 10

w10-review-surface-nateValve sapo ka përditësuar të dhënat e anketës së Harduerit dhe Softuerit për Dhjetorin e 2016-tës prej të cilave mësojmë një fakt interesant.

Windows 10-ta është sistemi operativ më i përdorur në mesin e përdoruesve të platformës Steam.

Në muajin e parë të debutimit adoptimi i Windows 10-tës sipas Steam tejkaloi Windows 8, windows Vista, Windows XP, Mac OS X dhe Linux.

Pas dy muajsh Windows 8.1 gjithashtu u la pas ndërsa 10 muaj më vonë u shkurorëzua windows 7.

Kjo është pjesa e tregut në Steam gjatë Dhjetorit:

  • Windows 10: 50.35%
  • Windows 8.1: 8.76%
  • Windows 8: 1.25%
  • Windows 7: 33.87%
  • Windows Vista: 0.19%
  • Windows XP: 1.15%
  • Mac OS X: 3.44%
  • Linux: 0.87%

Të gjitha versionet e Windows përveç 10-tës humbën pjesë tregu në Steam. Në terësi Windows dominon në Steam. OS X shënoi rënie me 0.15% ndërsa Linux humbi 0.01% gjatë Dhjetorit. Windows merr mbi 95% të përdoruesve prej kohësh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>