Lajmet

50 GB hapësirë falas për pronarët e pajisjeve Xperia në vitin 2013

Dec 8 2012
0 Shpërndarje
50 GB hapësirë falas për pronarët e pajisjeve Xperia në vitin 2013

Partneriteti i Sony-t me shërbimin cloud Box do të vazhdojë edhe në vitin 2013, që do të thotë se të gjithë pronarët e pajisjeve të Sony nga seria Xperia të cilët deri në fund të vitit tjetër regjistrohen në shërbimin Box do të marrin 50 GB hapësirë falas për ngarkimin e të dhënave të cilat mund ti përdorin për tërë jetën.

Ky përfitim nuk vlen për pajisjet Xperia X10 mini dhe Xperia X10 mini pro, e as në ato që kanë versionin më të vogël se Android 2.1.

Box është një ndër shërbimet cloud më të popullarizuar për ruajtjen e të dhënave dhe shpërndarjen e datotekave.

Ky shërbim mbështet ruajtjen e dokumenteve, fotografive, videove, muzikës dhe aplikacioneve, kurse si aplikacion mobil mbështet të gjitha platformat aktuale mobile si iOS, Android, BlackBerry dhe Windows Phone. (PCWorld Albanian)

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>