Biznes

50 Vizionarët më të mëdhenj të Erës Informatike

Aug 27 2008
0 Shpërndarje
50 Vizionarët më të mëdhenj të Erës Informatike

1. Jack Kilby dhe Robert Noyce

Me gjithë vendosjen në të njëjtin numër në listën tonë, Robert Noyce dhe Jack Killby nukkanë punuar së bashku. Por zbulimi i tyre i njëjtë ka rëndësi të madhe edhe sot. Në vitin 1959, të dy njëkohësisht shpikën qarqet e integruara. Kilby punonte tek Texas Instruments dhe Noyce punonte tek Fairchild Semiconductor. Qarqet e integruara zgjidhën problemin e madhësisë së elementëve të aparaturës, që vetëm rritej, me nevojën për vendosjen e transistorëve shtesë në pajisje të ndryshme. Vendosja e tyre në një çip të vetëm, përfundoi epokën e kompjuterëve të mëdhenj, sa një dhomë. Përfundimisht, dizajni në silikon i Noyce, filloi të përdorej pak më shumë se dizajni i Kilby, i cili përdorte germanium, që është standardi që përdoret edhe sot. Por të dy metodat kanë ndikuar në përparimin e teknologjisë. Kilby dhe Noyce shpesh anashkalohen, por rëndësia e kontributit të tyre për teknologjinë nuk mund të nënvlerësohet. Asgjë nga kjo listë nuk do të shpikej pa përdorimin e qarqeve të integruara.

2. Sergey Brin dhe Larry Page

Si mund të karakterizohet kontributi i dhënë nga Larry Page dhe Sergey Brin, baballarët e Google? Kompania e tyre është një nga bizneset më të rëndësishme në Sillicon Valley sot. Ajo çka i bëri përshtypje adhuruesve të Google, ishte përpunimi nga algoritmet e faqes i fjalëve që kërkonit. Motorët e tjerë të kërkimit ishin mbushur përplot me spam, ndërsa Google gjithmonë qëllonte në shenjë. Kompania kishte edhe shumëhile të tjera. Universi i zgjeruar shpejt i Google sot ofron një numër të madh shërbimesh dhe zbavitje, nga procesuesit e tekstit, deri tek videot. Shumica e shërbimeve janë falas, por të shoqëruara nga një sistem i veçantë reklamash.

 

3. Bill Gates

Njeriu më i pasur në botë, është gjithashtu edhe njeriu më i rëndësishëm i teknologjisë. Djaloshi i cili la Harvardin për të filluar Microsoft , kompani të cilën të gjithë e njohin, qoft ë se pëlqejnë apo jo. Bill Gates ka qenë i përfshirë në zhvillimin e produkteve të Microsoft edhe në detajet më të imëta gjatë historisë 30-vjeçare të kompanisë. Edhe pse do të vazhdojë të jetë president i kompanisë, Gates do të largohet nga Microsoft , për t’u fokusuar në veprimtarin e tij bamirëse, Fondacionin Gates, të cilit i ka dhënë 29 miliardë dollarë për të përkrahur shëndetin dhe arsimin në mbarë botën. Kritikët dëshirojnë ta pasqyrojnë Gates si një tiran të pamëshirshëm, i cili kërkon të sundojë industrinë e teknologjisë me një dorë të hekurt, por duket qartë se gjithashtu ai ka ndërgjegje dhe një vizion për shoqërinë.

 

4. Steve Jobs

Mbreti i tashëm dhe i ardhshëm i Apple, Steve Jobs është i njohur për çdo njohës të teknologjisë. Jobs ka ndikuar në dy momente të rëndësishme të historisë së teknologjisë. Së pari, me idenë origjinale të Apple, ai bindi njerëzit se kompjuterët ekanë vendin në shtëpi dhe pastaj pas 20 vjetësh bindi botën se njerëzit duhet të marrin muzikën e tyre digjitale me vete, ngado që shkojnë. Apple nuk ka zbuluar as PC-në dhe as MP3 player, por “fusha e shtrembërimit të së vërtetës” të cilën Job e aplikon, ka vërtetuar se kush shkon i pari nuk ka shumë rëndësi, e rëndësishme është se çka sjell me vete. Sot, kompania është më e madhe se kurrë dhe aksionet e saj kanë përjetuar ngritjen më të madhe që nga viti 1980.

5. Tim Berners-Lee

Nuk do të kishit lexuar dot këtë artikull, po të mos ishte Ti m Berners-Lee dhe shpikja e tij në vitin 1989, World Wide Web. Çdo gjë, që nga struktura URL deri tek linqet, çdo gjë ka qenë pjesë e karakteristikave origjinale të Berner Lee, edhe pse gjatë kohës janë korrigjuar çdo herë e më shumë (shumicën e rasteve nën kontrollin e tij si drejtor i World Wide Web Consortium). Gjithçka mbetet edhe sot në përdorim. Berners-Lee vazhdon të jetë figurë kyçe në zhvillimin e standardeve të rrjetit botëror. Këto ditë ai kalon kohën duke zhvilluar atë që shumë njerëz mendojnë se do të jetë hapi tjetër i internetit, Semantic Web.

 

6. Ray Tomlinson

Në vitin 1971, Ray Tomlinson dërgoi një mesazh që u dëgjua “në skajin tjetër të botës”. Ishte një e-mail nga një ARPANet host tek një tjetër. Kur të hapni programin për e-mail dhe shikoni që në inbox keni 112 mesazhe të palexuara, nuk do të falënderoni Tomlinson, por të paktën mendoni pak, se ku do të ishte komunikimi dixhital pa e-mail. Tomlinson gjithashtu kishte idenë e përdorimit të simbolit @ për ta ndarë identifi kimin nga emri i faqes nënjë adresë e-mail.

7. Douglas Engelbart

Engelbart ka patentuar idenë për treguesin e pozicionit “X-Y” për sistemet me ekran, në vitin 1967. I vuri dhe emrin mouse (mi, duke u bazuar në bishtin e tij). Edhe pse është shumë e vështirë të imagjinohet puna sot pa të, miu nuk përdorej në dekadën e parë, derisa kompjuterët e Apple filluan ta përdorin. Engelbart nuk ndaloi vetëm me një shpikje, ai dhe laboratori i tij hulumtues zhvilluan gjithashtu sistemin e hapësirave online dhe demonstruan videokonferencën e parë në vitin 1968.

 

8. Bill Hewlett dhe Dave Packard

Asnjë kompani nuk është përhapur në aq shumë fusha, se sa ideja e Dave Packard dhe Bill Hewlett, dy titanët e Sillicon Valley, të cilët ndërtuan një kompani gjigante për kompjutera nga hiçgjë, por me iniciativë dhe këmbëngulje. Ndërtuan një oscilator zëri për Walt Disney në vitin 1940, por HP vazhdoi me testimin pajisjeve teknologjike para se të kalonte në prodhimin e serverave, kompjuterave, kalkulatorëve, kamerave dhe sigurisht printerave. Pas disa viteve të vështira, HP kthehet me sukses si një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë. Cilët njerëz tjerë kanë kthyer garazhin e tyre në një pasuri kombëtare?

9. Shigeru Miyamoto

Industria e videolojërave ngeci në vitet 1980 dhe u duk se do të zhdukej pa lënë gjurmë, por Shigeru Miyamoto, thuajse pa ndihmën e askujt e mbajti gjallë me krijimin e një personazhi të animuar të quajtur Jump Man, i cili mëvonë u bë i njohur si Mario. Ndikimi i Miyamoto në biznesin e lojërave ka qenë gjithmonë i rëndësishëm. Ai tani është zëvendësdrejtor i Nintendo. Krijimi i tij i fundit Wii Fit, do të hidhet në treg gjatë muajit në vazhdim

 

10. Shawn Fanning

Me Napster, Shawn Fanning rrezikoi fundosjen e internetit. Sot trafiku i programeve peer-to-peer konsumon mbi 70 % të gjithë internetit. AT&T thotë se peer-to-peer është arsyeja kryesore pse u duhet të përmirësojnë infrastrukturën e tyre, për të parandaluar një kolaps të internetit, që pritet të ndodhë diku nga viti 2010. E gjithë kjo, për shkak se një djalë kërkoi një mënyrë më të lehtë për të shpërndarë disa këngë me njerëz të panjohur.

11. Gordon Moore

Nuk duhet të prishen raportet me një njeri që ka ligjin e vet shkencor, apo jo? Ligji i Moore shkruar në vitin 1965, është zbuluar tre vjet para se Gordon Moore të krijonte kompaninë e tij të vogël, të quajtur Intel. Sipas këtij ligji, parashikohet se numri i komponentëve në një çip kompjuteri do të rritet çdo vit (pastaj e ndryshoi në dy vite). Ligji i Moore mbetet “princip udhëzuespër industrinë e gjysmëpërçuesve” por në të vërtetë, çdo fushë e teknologjisë nga harddisqet deri tek TV-të, bazohen deri në një masë tek Ligji i Moore, i cili vazhdon të jetë i përfshirë në Intel, kompani pa të cilën Sillicon Valley vështirë se do të mbijetonte.

 

12. Bill Atkinson

Shkoni me kursorin tek menytë File, hapni një dritare dhe falënderoni për këtë Bill Atkinson. Idetë e tij për një dizajn të faqeve, sa më të përpcw110faqeshtatshme për përdoruesin dhe me elemente si shiriti i menyve, u bënë përditshmëri jo vetëm në kompjuterët e Apple ku ai punonte, por në çdo sistem operativ që ka pasuar. Si programues Atkinson, dizenjoi MacPaint, QuickDraw dhe Hyper- Card, një lloj sistemi i veçantë që inspiroi krijimin e World Wide Web. Pasi krijoi kompaninë e tij, General Magic, Atkinson doli në pension nga teknologjia për të punuar si fotograf në natyrë.

13. Steve Case

Mos qeshni. Idea e Steve Case, America Online ishte një ide e madhe në vitet 1990. Atëherë ishte koha e përshtatshme për një shërbim, i cili ofronte trajnime online për njerëz të intriguar dhe në ankth, të cilët kërkon informacion rreth World Wide Web. AOL ishte nismëtar edhe i dhomave të çatit për çka me kalimin e kohës e humbi famën. Case lançoi edhe Neverwinter Nights, një nga lojërat e para MMO (massively multiplayer online games). Ishte kampion në krijimin e personazheve për përdoruesit dhe (më fatkeqja) ishte shitja e kësaj kompanie tek Ti me Warner në vitin 2001. Nuk ishin kohë të mira për të.

14. Martin Cooper

Shpejt, kontrolloni xhepat! Nëse keni një iPhone, një Razr apo një enV, i detyroheni Martin Cooper dhe patentës së tij të vitit 1973 për telefoninë e lëvizshme, që sot e përdor gjithkush. Shpikja e tij gjatë punës në Motorola, që peshonte në fillim 1 kilogram, tash është transformuar në pajisje shumë të vogla disa gramësh. Cooper ende është aktiv në biznesin e telefonisë. Kompania e tij ArrayComm krijon teknologji për antena që telefoni i tij një kilogramësh të kishte qasje në rrjet.

15. Nolan Bushnell

Atar është sinonim i videolojërave, aq shumë sa që ende përdoret, 36 vjet paskrijimit të tij dhe pasi themeluesi i tijNolan Bushnell e kambyllur prej kohëshkompaninë. Inspirimi i Bushnell ishte njëbotë ku çdokush mund të luante lojërat në komforin e shtëpisë. Ky është një nga vizionet e pakta që janë realizuar ashtu si janë paraparë. Edhe pse askush nuk humb kohë me paisjet e tij, Atar dhe Bushnell kanë shtruar rrugën për çdo platformë videolojërash që ka ardhur më pas.

 

16. Vint Cerf

Shpërblimi Turing. Medalja Kombëtare për Teknologji. Medalja Presidenciale e Lirisë. Këto janë disa nga shpërblimet qëVint Cerf ka fituar. Ai ka një nga rezymetë më mbresëlënëse në teknologji. Puna e Cerf është aplikuar më së shumti në universitete dhe agjenci qeveritare. Gjatë viteve 70 ishte drejtues i ARPANet; paraardhës i internetit të sotëm. Cerf sot punon për Google.

17. Don Estridge

Veterani i IBM, Don Estrigde njihet ndryshe edhe si “babai i PC-së”. Estridge ka zhvilluar një numër sistemesh kompjuterike, përfshirë edhe disa pajisje të radarëve të NASA-s. Por njihet më së shumti për punën e tij si menaxheri që ka udhëhequr një grup prej 14 vetash për të prodhuar një IBM PC, një platformë “e hapur”, e cila mund të përdorë software nga burime të ndryshme dhe pranon përmirësime të hardware nga burime të ndryshme. Ky standard vazhdon të përdoret edhe sot. Estridge vdiq tragjikisht në një aksident ajror në vitin 1985 dhe kurrë nuk arriti të shohë suksesin e krijimit të tij.

 

18. Michael Dell

Tregimi i zanafillës së Dell Computer Corporation është aq i njohur, sa që është shndërruar në një kod për biznesin e teknologjisë. Michael Dell ka themeluar kompaninë e tij, PC Limited në moshën 19-vjeçare, nga dhoma e konviktit të Universitetit të Teksasit. Braktisi shkollën për të themeluar Dell Computer, që morri hov gjatë viteve 1990. Filozofi a e marketingut ndryshoi mënyrën e shitjes në këtë industri. Në vend që të ofronte konfigurime të paracaktuara, Dell ofronte mundësinë në krijimin e kompjuterit sipas dëshirës tuaj. Pastaj pothuajse se çdo prodhues konkurrent i kompjuterave përdori këtë formulë, në të kundërt dështoi.

19. Alan Kay

Mbreti i tregtisë së teknologjisë, Alan Kay, mund të përmendet për më së paku, për dy zbulime vendimtare, duke filluar me Dynabook origjinal të HP, një nga laptopët e parë. Ëndrra e Kay ishte të dizajnonte një laptop, i cili nuk do të peshonte më shumë se 1 kilogram, por nuk kemi arritur ende në atë pikë. Kay ka kontribuar në soft ware gjithashtu, ku përfshihet ideja e programimit të bazuar në objekt, duke e vendosur Windows në radhitjen GUI si një mjet të domosdoshëm për kompjuterin.

 

20. Marc Andreessen

Shfletuesi i internetit Mosaic i krijuar nga Marc Andreessen, sot mund të duket i çuditshëm, por pjesët e kodit të Mosaic përdoren akoma nga shumica e shfletuesve komercialë. Krijimet e tjera të Andreessen do të lënë trashëgimi të ngjashme: Netscape, kompani të cilën e ka themeluar vetë, përjetoi një ngritje të paparë gjatë viteve 1990. Faqja e tij Ning Web vazhdon të ketë popullaritet çdo ditë më shumë, ku çdokush mund të krijojë rrjete shopcw110faqeqërore të bazuara në tema të caktuara. Përveç të tjerash ai ka kohë të shkruajë në blogun e tij rregullisht.

21. Linus Torvalds

Duke anashkaluar çmimet e larta të kompjuterave Apple, Linus Torvalds është kumbari i asaj që mund të konsiderohet si alternativë e pranueshme në krahasim me Windows. Sistemi operativ Linux është në zhvillim të vazhdueshëm, që nga krijimi i Torvalds në vitin 1991 dhe ka një rritje të qëndrueshme çdo vit. Linux është duke kaluar nga dhomat e serverëve në një numër të madh të kompjuterave desktop, veçanërisht në laptopë të lirë si Asus Eee PC. Ky sistem operativ tashmë tejkalon 2% të tregut të kompjuterave desktop.

 

22. Chuck Thacker

Chuck Thacker ka pasur dorë në shumë projekte, nga zhvillimi i ethernet deri tek printeri i parë lazer. Trashëgimia e tij më e shquar është një produkt, i cili nuk arriti në treg kurrë: legjendari Xerox Alto. Th acker dizajnoi Alto, kompjuteri i parë me GUI (dhe një maus), kompjuter i cili inspiroi Apple të ndërtonte Macintosh, pas një vizite shoqërore të Steve Jobs në Xerox. Thacker sot punon për Microsoft .

23. Bob Metcalfe

Ligji i Moore mund të jetë më i njohur, por ligji i formuluarnga Bob Metcalfe ka zbatim më të gjerë. I zbuluar rreth vitit 1980, Ligji i Metfcalfe supozonte se vlera e rrjetës së telekomunikacionit është e barabartë me katrorin e lidhjeve në rrjet. Me fjalë të tjera, çdo ngritje në madhësinë e rrjetit e bën atë më të vlefshëm, për shkak të çdo lidhjeje që çdo përdorues mund të bëjë. Shpikja eethernet nga Metcalfe dhe themelimi i 3Com janë shpikje historike të teknologjisë, derisa ligji i tij edhe sot është bazë për punën e faqeve si Myspace e Facebook, do të përdoret sigurisht për një kohë të gjatë.

 

24. Vic Hayes

Wi-Fi ka qenë një nga standardet më të çrregullta të teknologjisë. Pa Vic Hayes, do të vazhdonte të ishte i tillë. Pa kontributin e Hayes ne do të vazhdonim të kishim probleme të përshtatjes ashtu si Blu-ray me HD-DVD. Në vitin 1990, Hayes formoi grupin Wireless Lan working group dhe mblodhi 130 kompani për të punuar së bashku, për të krijuar një standard të hapur. Rezultati i gjithë kësaj është 802.11 dhe heqja nga përdorimi i kabllove. Hayes vazhdon të jetë aktivisht i përfshirë në zhvillimin e Wi-Fi edhe sot.

25. Dan Bricklin dhe Bob Frankston

Departamentet e Llogaritjeve në tërë botën do të kishin humbje, po të mos ishte puna e Dan Bricklin dhe Bob Frankston, të cilët punuan së bashku në vitin 1979, për të zhvilluar VisiCalc, aplikacioni i parë me tabela, i shkruar për PC. Programi 27KB mund të punojë edhe në kompjuterët e sotëm. Kjo është arsyeja pse bizneset edhe sot blejnë kompjutera të lirë dhe jo aq të sofistikuar. Keni shumë borxhe ndaj Visi Calc dhe krijuesve të tij Bricklin dhe Frankston. Po të mos ishte ky program nuk do të merrnit dot rregullisht rrogën.

26. Grace Murray Hopper

Thirret Admiral Hopper. Oficerja e marinës Grace Hopper, ishte nismëtare e epokës së kompjuterëve. Ajo punoi në ekipin që zhvilloi UNIVAC, i cili ishte kompjuteri i parë komercial në botë. Shkroi dhe programin bazë për të (programi i parë i zhvilluar i këtij lloji). Hopper ishte përfshirëedhe në zhvillimin e gjuhëve programuese COBOL dhe FORTRAN. Mbeti një figurë kyçe në skenën teknologjike, deri në vdekjen e saj në vitin 1992. Edhe fjalori i detyrohet Hopper. Ajo e popullarizoi termin “bug”, pas një problemi një mujor gjatë punës së saj në Harvard.

27. Jeff Hawkins

Formëzimi i kompjuterave portativë është bërë në pjesën më të madhe nga Jeff Hawkinks, i cili e shpiku Palm Pilot dhe pastaj vazhdoi me zhvillimin e Treo, gjashtë vite më vonë. Si Palm edhe Treo janë emra të njohur për çdo shtëpi. Palm ka pasur disa rënie gjatë viteve të fundit. Hawkins për momentin është duke punuar në një projekt të quajtur Numenta, me partneren e tij të vjetër Donna Dubinsky, projekt i fokusuar në neurologji, lëm për të cilin Hawkins ka interes të veçantë.

 

28. Fujio Masuoka

Ajo e cila zbuti dominimin e harddisqeve të Al Shugart është memorja Flash. Masouka zhvilloi hapësirën e vendosur në një pllakë gjatë punës së tij tek Toshiba (ai thotë se kompania ka dashur ta ulë në pozitë pasi shpiku këtë pajisje). Kjo teknologji sot shihet si një mundësi tjetër në krahasim me harddisqet, ku disqeve flash u rritet kapaciteti dhe i ulet çmimi. Në mesin e pajisjeve të vogla, flashdisku është bërë një domosdoshmëri… apo ju ende preferoni të ruani fotografi të tuaja në floppy?

29. Jonathan Ive

Përveç Steve Jobs i cili është drejtor, Apple kujdeset që punëtorët e tjerë të mos dalin jashtë rregullave, por dizajnuesi i Apple, Jonathan Ive e ka thyer këtë standard, duke hequr nga përdorimi.kutitë në formë tulle të pajisjeve që ishte bërë standard në industrinë teknologjike. Dizajni i Ive për iMac dhe iPod i bëri njerëzit të mendojnë rreth produkteve teknologjike, si aksesorë mode dhe artikuj dekorativë dhe mos t’i konsideronin si objekte të domosdoshme.

30. Jeff Bezos

I përbuzur gjatë nga Wall Street, Amazon. com i cili është krijim i Jeff Bezos është sot një nga shërbimet e internetit pa të cilin njerëzit vështirë se mësohen. Bezos nuk është ndalur vetëm me shitjen e Harry Potter në internet. Kompania e tij është shndërruar në një nga ofruesit kryesorë të shërbimeve në internet, hapësirës online dhe dhënies me qira të CPU. Bezos shtyn Amazon përpara, që të bëhet një platformë ku çdokush mund të shesë çdo gjë që Amazon nuk e shet vetë.

31. Meg Whithman

Meg Whithman që për një kohë të gjatë ka punuar në marketing për Hasbro, nga një kompani lojërash ka kaluar tek eBay, si drejtoreshë. Whithman iu bashkua faqes së ankandeve online në zanafi llën e saj. Ka drejtuar këtë kompani deri sa e bëri një nga më të suksesshmet në internet. U largua nga kompania në Mars të këtij viti. Edhe pse ka pasur disa ndryshime në statutin e kompanisë dhe blerja enigmatike e Skype, zhvillimi i eBay ka qenë plot hov. Ky sukses i hap rrugën asaj për tu kandiduar për guvernatore e Kalifornisë në vitin 2010, por Whithman mohon të ketë ambicie të tilla.

32. Bill Joy

Legjenda e disa rretheve teknologjike, Bill Jow ishte shkencëtari kryesor për Sun Microsystems për më shumë se 20 vjet, ku ai ka mbikëqyrur një numër të madh zhvillimesh teknologjike, nga të cilat më i rëndësishmi ishte Java; gjuha e parë parë programuese për t’u përdorur në Web. Arritja më e madhe e Joy është një projekt akademik të punuar në Berkley; zhvillimi i Berkley Soft ware Distribution (BSD), të cilin edhe Mac OS X e ka përdorur si bazë. Sot Joy kalon kohën duke u marrë me robotë si Grey Goo.

33. Al Shugart

Me siguri jeni duke përdorur ndonjë produkt të konceptuar nga Al Shugart pa e ditur fare. Shugart Technology, e ndërroi emrin në Seagate Technology, pak pasi fi lloi punën me bizneset. Shugart zhvilloi teknologji në IBM. Udhëhoqi grupin që shpiku fl oppy disk, me të cilin futi IBM-në në tregun e harddisqeve. Shugart drejtoi Seagate për 20 vjet, para se të fi llonte ta konsideronte veten si promotor në shfaqje teknologjike si Comdex. Shugart vdiq në vitin 2006.

 

34. Karlheinz Brandenburg dhe James D. Johnston

Kush thotë se shkolla ofron vetëm teori? Në Universitetin Friedrich Alexander, Karlheinz Brandenburg ka përdorur disertacionin e tij për të zvogëluar madhësinë e dokumenteve dixhitale audio pa humbur kualitetin e tyre. Rezultat i kësaj është ajo që ne njohim si kodifi kimi MP3. Inxhinieri amerikan nga AT&T Labs, James D. Johnston ka improvizuar punën e Brandenburg duke prezantuar “kodifi kimin perceptues” i cili ndan pjesët jozanore nga sinjali audio për të kompresuar edhe më shumë dokumentin. Kontributi i Johnston përdoret si standard nga shumë skema të kompresimit të dokumenteve audio.

35. Ann Winblad

Grupi investues Hummer Winblad Venture Partnes, me në krye Ann Winblad ishte fi gura kyçe në zhvillimin e Web 1.0. Ky grup investonte në kompani si Napster, Gazoonite, Liquid Audio dhe Pets.com. Edhe përkundër disa investimeve të dështuara, Hummer Winblad kishte mjaft investime të suksesshme, për t’u konsideruar si investitor kryesor në disa kompani teknologjike, të cilat më herët ishin konsideruar kompani të dështuara. Ann Winblad ka fi lluar karrierën si programuese kompjuterike në vitin 1970 dhe kishte aq vetëbesim sa që arriti të kishte edhe një lidhje romantike me Bill Gates.

 

36. Charles Simonyi

Charles Simonyi është arsyeja që ju sot përdorni Word dhe Excel në vend të Word Perfect apo Quattro Pro. Si kryesues i grupit për zhvillimin e aplikacioneve në Microsoft , Simonyi ka qenë mbikëqyrës i zhvillimit të Word dhe Excel gjatë kohës së MS-DOS dhe ka administruar këtë komplet për më shumë se 20 vjet. Programet sot janë aq të veçanta sa edhe vetë Windows (ndoshta edhe më shumë pasi Offi ce punon edhe me Mac). Fakte interesante që ja vlen t’i dini: Simonyi ishte hungarezi i dytë në hapësirë dhe i dashuri i Martha Stewart.

37. Thomas Penfi eld Jackson

Pak njerëz kanë mundur të imagjinojnë se një 62-vjeçar, që nuk ja ka idenë teknologjisë mund të ketë ndikim aq të madh te Microsoft . Në vitin 1999 Gjyqtari i Gjykatës së Qarkut Th omas Penfi eld Jackson shokoi botën e teknologjisë kur klasifi koi Microsoft si monopol dhe urdhëroi të dahet në dy kompani. Edhe pse gjykatat e apelit e kanë kthyer në rishqyrtim vendimin e Jackson, Microsoft ka qenë në mbrojtje të vazhdueshme kundër padive të ndryshme, si në vend ashtu edhe jashtë tij. Shumë kompani të tjera kanë kujdes që mos të jenë objekt hetimi i Jackson.

38. Jerry Yang dhe David Filo

Kjo dyshe e thjeshtë e ka startin e vet në vitin 1994 kur ishin në Stanford, me një ide të thjeshtë: Të mbushnin një faqe me materiale interesante, që kishin gjetur në internet. Yahoo u krijua si shaka, por Jerry Yang dhe David Filo ndihmuan që të jetë një nga destinacionet kryesore të internetit. Pas një tentimi të pasuksesshëm me yllin hollivudian Terry Semel si drejtor, Yang rimori kontrollin e kompanisë në qershor 2007. Yahoo tani është duke u përballur me disa oferta për blerje nga Microsoft në njërën anë dhe Carl Icahn në anën tjetër.

39. Peter Norton

Peter Norton ka qenë murg budist para se të inkuadrohej në botën e teknologjisë. Sot është një nga fi gurat kryesore në industrinë kompjuterike. Për tri dekada ka lënë shenjat e tij, që nga epoka e DOS me Norton Uilities, e cila ishte vegla e parë për kthimin e dokumenteve të fshira nga kompjuteri. Norton vazhdoi të prodhonte vegla për PC dhe të shkruante manuale teknike, para se ta shiste kompaninë e tij tek Symantec në vitin 1990. Symantec ende përdor emrin e tij te aplikacionet e veta.

 

40. Phil Zimmermann

Phil Zimmerman ja ka hedhur ligjit, por ju nuk duhet të bëni si ai, sepse e keni gati. Aplikacioni i tij Pretty Good Privacy (PGP), programi i parë për kodimin e dokumenteve, i publikuar në vitin 1991, e bëri Zimmerman një njeri të padëshiruar nga qeveria amerikane. Hetuesit federalë kanë shpenzuar tre vjet në hetime për të gjetur nëse Zimmermann kishte thyer rregullat për eksportimin e mjeteve për kodim. Çështja përfundimisht është mbyllur, sidoqoft ë kjo i ka shtruar rrugën njerëzve të zakonshëm për të mbrojtur materialet e tyre në harddisqe dhe e-mail me standardet e njëjta të kodimit siç i përdor edhe qeveria.

41. Jon Postel

Si kaloni nga një adresë IP në tjetrën? Lehtësisht, duke falënderuar Jon Postel, i ashtuquajturi baba i sistemit DNS, sistem i cili e përkthen 70.42.185.10 në http:// www.pcworld.com/. Postel gjithashtu ka bërë punë të rëndësishme në protokollet TCP/IP dhe SMTP, duke qenë autor i shumë dokumenteve me specifi kime të internetit. Jo vetëm ka shpikur sistemin DNS, por gjithashtu e mirëmbajti atë, duke qenë udhëheqës i Internet Assigned Numbers Authority (pozitë e cila e futi në konfl ikt me këshilltarin shkencor të Presidentit Bill Clinton, kur ai tentoi të kalonte kontrollin e DNS nga Network Solutions tek IANA). Postel vdiq në vitin 1998.

 

42. Alan Emtage, me Bill Heelan dhe Mike Parker

Para Google dhe para internetit, njerëzit duhej të gjenin një mënyrë për të lokalizuar dokumentet dhe programet e fshehura në servera FTP në mbarë botën. Përgjigja ishte Archie (që rrjedh nga “archive”) një aplikacion i vitit 1990, i krijuar nga Alan Emtage, i cili ishte student i Universitetit McGill, por asistohej nga Bill Heelan dhe Mike Parker. Në versionin origjinal, Archie kontaktonte serverat e largët FTP, rregullisht dhe mbante një listë të dokumenteve që ata përmbanin. Ishte e lehtë për t’i gjetur më vonë. Kjo duket e lehtë për tu bërë me standardet e sotme, por kjo metodë ka inspiruar krijimet e mëvonshme, që janë përdorur për kërkim si në Web ashtu edhe në kompjuter.

43. Trip Hawkins

Electronic Arts është një nga pak kompanitë që nuk e kanë humbur shkëlqimin edhe 25 vjet pas krijimit. Gjithë kjo, falë pionierit të lojërave Trip Hawkins, i diplomuar në Harvard dhe Stanford, i cili e pa të ardhmen te lojëra në kompjuter dhe platforma të specializuara lojrash. Hawkins braktisi EA në vitin 1991, për të lançuar 3DO, por nuk arriti suksesin e pritur.

 

44. Arianna Huffi

ngton Politikania Arianna Huffi ngton ka pasur një ndikim të madh në teknologji, por që ka fi lluar të ndihet më shumë më së fundmi. Ka nisur karrierën e saj në Washington D.C si kolumniste, autore, eksperte, dhe shkrimtare e shfaqjeve për TV, larg nga teknologët e Sillicon Valley. Në vitin 2005 ajo lançoi një projekt të vogël në internet, të quajtur Th e Huffi ngton Post, i cili u rrit shumë shpejt në një nga zërat më të zhurmshëm politikë. Huff Po ka treguar më shumë se çdo gjë fuqinë e blogut duke tërhequr shkrime nga njerëz të famshëm, si John Kerry apo Jamie Lee Curtis, të gjithë të etur për të transmetuar mesazhin e tyre përmes mediumit të Huffi ngton.

45. Susan Kare

Edhe një tjetër zbuluese e Macintosh 1.0, Susan Kare ka punuar prapa skene, por ajo ka zbuluar disa risi themelore. Arritjet e saj të para ishin dizajnimi i pamjes dhe ikonave të vendosura në Macintosh. “Happy Mac” mbetet një nga pasqyrimet më të dukshme në historinë e teknologjisë. Kare tash punon si dizajner e pavarur, ajo ka krijuar letrat e lojës popullore Solitaire në Windows dhe tash krijon tiparet “Gift s” të Facebook.

 

46. Sir Arthur C. Clarke

Arthur C. Clarke ka merita për inspirimin e mendjeve të mijëra fi llestarëve të teknologjisë. Clarke nuk ka vendosur vetëm themelet e fantastiko- shkencores, por gjithashtu ka shpikur satelitët komunikues gjeostacionarë (satelitët të cilët lëvizin mbi tokë me të njëjtën shpejtësi që toka lëviz, kështu që mbesin gjithmonë në pozitë të njëjtë gjeografi ke në krahasim me planetin). Satelitët me orbita të tilla, ndonjëherë të quajtur edhe “Satelitë me orbitën Clarke” janë qenësorë për infrastrukturën telekomunikuese, për GPS, dhe për një numër të madh teknologjish. Clarke vdiq në Mars të vitit 2008 në moshën 90 vjeçare.

47. Herbie Hancock

Kur Herbie Hancock lançoi hitin e tij “Rockit” (nga albumi “Future Shock”) në vitin 1983, pak dëgjues dinin se për çka bëhej fj alë. Të gjithë u mahnitën nga zëri unik, sepse ishte krijimi i parë elektronik në muzikë. Hancock ishte personi i parë që përdori sintetizatorë, bateri dhe instrumente tjera, të bazuar në kompjuter. Pak muzikantë të kohës i besuan një mënyre të tillë krijimi. “Rockit” sot konsiderohet si kthesë në krijimin e muzikës elektronike, ku Hancock konsiderohet si themelues i saj.

 

48. William Gibson

Mbreti i cyberpunk, William Gibson ka ëndërruar se deri ku do të arrijë teknologjia të futet në jetët tona. Disa nga ëndërrat e tij tash janë bërë realitet. Tregimet e tij të para kanë prezantuar termin “cyberspace”. Nuk kemi fi lluar ende të vendosim çipat në trurin tonë, por parashikimet fantastiko shkencore të Gibson janë vërtetuar se kanë një mënyrë të çuditshme aplikimi.

49. Gary Kildall

I njohur nga Business Week si “Njeriu që mund të ishte Bill Gates”, Gary Kildall është njeriu të cilin Gates e mundi në betejën për të furnizuar IBM me sisteme operative. Sipas legjendës, Kildall anuloi takimin me IBM për të bërë një fl uturim argëtues me avion. Kindall mohonte këto thashetheme. Përkundër kësaj, Kildall ka kontribuar mjaft në biznesin e teknologjisë, veçanërisht si drejtor i Digital Research, e cila krijoi sistemin operativ CP/M i cili ishte në funksion para DOS. Më vonë drejtoi emisionin televiziv Computer Chronicles. Kildall vdiq në vitin 1994.

50. Udi Manber

Nëse ekziston ndonjë makinë kërkimi ndokund që Udi Manber nuk ka dorë në të, ne nuk kemi dëgjuar akoma asgjë rreth saj. Nga Yahoo deri te Amazon dhe Google, Manber ka qenë një nga kontribuuesit më të mëdhenj në biznesin e kërkimit. Por puna e Manber shkon edhe më larg, tek AltaVista. Ai ishte anëtar kyç në dizajnimin e këtij motori të kërkimit, deri sa Google doli në shesh dhe revolucionarizoi gjithçka.

Lajmet e fundit>