Vëzhgim

500,000 përdorues i japin Wikipedia-s 16 milionë dollarë

Jan 5 2011
0 Shpërndarje
500,000 përdorues i japin Wikipedia-s 16 milionë dollarë

Për vetëm 50 ditë, Wikipedia arriti me sukses të marrë donacione për kohën më shkurtër deri tani. 500,000 përdorues nga 140 shtete kanë dhënë një kontribut me vlerë mesatarisht 22 dollarë. Financimi në vitin 2009 ishte vetëm 8 milionë nga 240,000 kontribues individualë.

“Ne dëshirojmë të falenderojmë secilin dhurues tonin që na e bënë këtë vit një sukses dhe interesimin e skuadrës financuese, unë personalisht dua të falenderoj komunitetin prej një mijë anëtarëve që na ndihmuan ne të ndërtojmë porosi tekstuale, të cilët shkruajtën kërkesa, përkthyen pllakatat dhe letrat në më shumë se 80 gjuhë të botës,” tha hilippe Beaudette, Kryetari  Mardhënieve me Lexuesit e Wikipedia-s, në një deklaratë. Në mesin e këtyre gjuhëve radhitet edhe gjuha shqipe.

“Me përmbylljen e financimit vjetor, ne jemi duke kaluar në një fazë kontributi të fushatës. Ne do të do të vendosim pllakata të reja në ditët e ardhshme për të falenderuar secilin që u bashkuan në shpirtin e ndërtimit dhe  ‘përhapjes së suksesshme të vlerës së diturisë njerëzore të gatshme për të gjithë.’” /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>