Lajmet

500px fillon një bashkëpunim me shërbimin e blogjëve personale About.me

May 7 2014
0 Shpërndarje
500px fillon një bashkëpunim me shërbimin e blogjëve personale About.me

Screen-Shot-2014-05-05-at-5.00.41-PM500px ka njoftuar se kanë filluar një bashkëpunim me shërbimin e blogjëve personale, About.me, duke u krijuar mundësinë përdoruesve të vendosin imazhe nga 500px në profilet e tyre në ueb. About.me gjithashtu është ardhja më e re në programin e partnerëve të 500px, e cila u lejon anëtarëve të zgjedhin për të shpërndarë fotot e tyre me palët e treta si Bing dhe Yandex.

Ky bashkëpunim i ri do të ndihmojë anëtarët e About.me të personalizojnë më mirë profilet e tyre dhe të zgjedhin nga një linjë e gjerë imazhesh për të përfaqësuar personalitetet e tyre të vërteta online. Thjesht shtoni aplikacionin 500px në profilin tuaj About.me për të aksesuar imazhet e tyre. Si pjesë e këtij bashkëpunimi, 500px gjithashtu po bën të disponueshëm një grup imazhesh nga koleksioni i tyre i anëtarëve për tu përdorur si imazhe në sfond në profilin tuaj About.me. (PCWorld Albanian)

Tags >

blog
Lajmet e fundit>