Analiza

56% e përdoruesve të internetit kanë kërkuar për veten e tyre online

Sep 29 2013
0 Shpërndarje
56% e përdoruesve të internetit kanë kërkuar për veten e tyre online

Google2Ndoshta shpeshherë nuk e pranoni por ka shumë mundësi që të keni kërkuar të paktën njëherë për veten tuaj në Google.

Mos u ndjeni në siklet, sepse të njëjtën gjë ka bërë edhe shumica e njerëzve. Sipas një studimi të fundit nga Pew Research Center, 56% e perdoruesve të internetit kanë kërkuar online për veten e tyre, një rritje me 22% nga hera e fundit që është bërë sondazhi, në vitin 2001.

Rezultatet u prezantuan ditën e 15 vjetorit të Google, megjithatë statistikat i përkasin periudhës prill – maj. “Kërkimi i emrit në një motor kërkimi për të parë se çfarë rezultatesh do të dilnin konsiderohej fillimisht si “kërkim kot”.

Por, me kalimin e kohës, është shndërruar në një mënyrë mjaft të mirë për të kontrolluar se çfarë thuhet për ne online,” shkruan Mary Madden, autore e ngjarjes.

“Punonjësit, universitetet që pranojnë studentë, apo njerëzit që kërkojnë të njohin dikë, të gjithë e përdorin këtë kërkim për të mësuar mbi tjetrin. Prandaj sot është e rëndësishme të jemi në dijeni të reputacionit tonë online,” shprehet ajo.

Edhe pse në krahasim me mbi 10 vjet më parë, kjo shifër është rritur, përqindja e njerëzve që kërkojnë emrat e tyre online ka mbetur pothuajse e njëjtë që prej vitit 2009.

Gjithsesi, nuk jemi plotësisht të sigurt se 44% e pjesës tjetër nuk ka kërkuar asnjëherë për veten në internet. (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>