Lajmet

5 shtojca për WordPress që duhet t’i shfrytëzoni

Aug 13 2010
0 Shpërndarje
5 shtojca për WordPress që duhet t’i shfrytëzoni

Duke përdorë WordPress shtojca (plugins), ju mund të zgjeroni dhe menaxhoni blogun tuaj më lehtë.

Mirëpo, përdorimi i shumë shtojcave mund të ndikojnë në performancën e blogut, andaj duhet të jeni shumë selektiv në ato se çka zgjidhni të instaloni. Në këtë artikull do të ndajmë me ju se cilat shtojcat janë më të vlefshme.

1. WP Super Cache

WP Super Cache i shpejton WordPress postet dhe faqet duke krijuar versione HTML statike të tyre, dhe ju mund të zgjidhni intervalin kur të freskohen (update). Kjo e zvogëlon ngarkimin e serverit kur duhet të gjenerohet postim apo faqe kur përdoruesi e viziton blogun tuaj. Sipas testimeve WP Super Cache mund ta shpejtojë blogun tuaj deri në 259%, pra faqet e ngarkuara do t’ju shfaqen vizitorëve tuaj për 3.69 sekonda, në krahasim me 9.56 sekonda pa WP SuperCache. Shkarkojeni nga: http://ocaoimh.ie/wp-super-cache/

2. Akismet

Problemi më i madh i uebmasterëve është moderimi i komenteve dhe largimi i spam komenteve, nga robotë automatikë që paraqiten si shokë tuaj, por në fakt reklamojnë biznesin e tyre ose ndonjë gjë ilegale. Akismet ju lehtëson nga kjo barrë, duke i identifikuar spam komentuesit nga datoteka e tyre. Akismet i ndalon spam komentet me saktësi prej 99.3%. Kjo vegël ju kursen kohë në mënyrë që të fokusoheni në gjërat që janë më të rëndësishme: krijimi dhe publikimi i lajmeve. Shkarkojeni nga: http://akismet.com/download/

3. Google XML gjenerator i hartës së ueb faqes

Skedari XML i ueb faqes (http://www.sitemaps.org/protocol.php) është krucial ta keni nëse jeni të interesuar t’iu ndihmoni makinave kërkuese si Googlebot të gjejnë përmbajtjen e blogut tuaj. Vegla Google XML Sitemaps automatikisht gjeneron skedarin XML për ju. Gjithashtu iu tregon makinave kërkuese kur publikoni lajm të ri, gjë që ju ndihmon mos të humbni kohë duke krijuar XML skedarin çdo here që publikoni diçka të re. Shkarkojeni nga: http:/.org/extend/plugins/google-sitemap-generator/

4. WP-PageNavi

WP-PageNavi është WordPress shtojcë e përshtatshme që ndihmon vizitorët tuaj të navigojnë nëpër faqet tuaja më të vjetra. Shumë lehtë konfigurohet dhe përshtatet për nevojat tuaja që të duket dhe të funksionojë ashtu si doni ju. Shkarkojeni nga: http:/.org/extend/plugins/wp-pagenavi/

5. All in One SEO Pack

All in One SEO Pack është e mbushur me veçori që përmirësojnë shfaqjen e përmbajtjes tuaj në makinat kërkuese. Duke përdor etiketa dhe “meta tags” specifike në postet dhe faqet tuaja, blogu juaj do të renditet më lart në Google apo makinat tjera kërkuese, gjithashtu ju mundëson që lajmi juaj të gjindet sa më lehtë nga përdoruesit. Shkarkojeni nga: http:/.org/extend/plugins/all-in-one-seo-pack/

Cilat vegla i konsideroni të rëndësishme për WordPress bllogun tuaj? Na tregoni mendimin tuaj në komentet më poshtë.

Tags >

Wordpress
Lajmet e fundit>