Ja se si

5 ueb faqet më të mira për Wallpaper

Dec 28 2009
0 Shpërndarje
5 ueb faqet më të mira për Wallpaper


VladStudio


Vlad Studio veçohet me punën e artistit Rus për Wallpeper, Vlad Gerasimov. Ai sjellë me qindra wallpaper të shkëlqyer, që renditen me tema prej festave e deri tek arti abstrakt. Vlad Studio ka wallpaper në një bashkësi të gjerë të madhësive të përshtatura për çdo që, prej celularit tuaj e deri tek një sistem me shumë ekrane. Wallpaper për celularë dhe desktop me rezolucion deri në 1600 x 1200 janë pa pagesë. Imazhet më të mëdha ofrohen vetëm për anëtarët e regjistruar. Regjistrimi është me pagesë!

4Chan Wallpapers/General/

4Chan është një forum me bazë në imazhe ku secili mund të postojë në mënyrë anonim dhe të shkëmbeje imazhe dhe komente. Ai ndahet në nën-borde të temave të llojllojshme, sikurse Anime, Video, Lojëra, etj. Bordi /Wallpaper/ është i ngarkuar dhe përditësohet pothuajse 24/7 me imazhe anembanë uebit. Ju mund të vizitoni 4Chan drejtpërsëdrejti nga linku i mësipërm ose ju mund të shfrytëzoni shërbimet si Nik.Bot dhe 4Walled për të shfletuar përmes wallpaper-ve që ofrohen nga 4Chan.

Social Wallpapering

Social Wallpapering huazon modelin voto up/down që shfrytëzohet nga shumë agregat social si Reddit, Digg, etj dhe e aplikon atë në wallpaper të desktopit. Përdoruesit votojnë pro për më të pëlqyerën e tyre dhe kundër për më të papëlqyerën, dhe ngarkojnë edhe imazhet e tyre për tu renditur nga votat e përdoruesve të tjerë. Ju mund të shfletoni përmes renditjes, kategorisë apo shikimit të rëndomtë, që redukton koleksionin e madh, në mënyrë që ju sa më lehtë të gjeni atë që kërkoni. Preferoni të kapni çfarëdo dhe të rendisni më vonë? Social Wallpapering ua ofron tërë koleksionin e wallpapers përmes BitTorernt. Nëse po kërkoni një faqe ku jo vetëm që mund të gjeni wallpaper  të freskët por edhe të ndihmoni miqtë tuaj për të gjetur wallpaper të përshtatshëm, Social Wallpapering është një zgjidhje solide.

Interfacelift
 
Interfacelift është një depo masive e imazheve të wallpapers. Falë sistemit të bazuar në butone në maje të ekranit, ju me lehtësi mund të kërkoni përmes wallpaper duke shfrytëzuar faktor si vlerësimin, numrin e komenteve, tipin e ekranit e kështu me radhë. Në momentin që përzgjidhni tipin e ekranit – widescreen, full screen, dual monitor, etj – ju mund të zgjidhni nga rezolucionet e ofruara, duke mos pasur nevojë të klikoni në një imazh dhe të kuptoni se nuk ofrohet në rezolucionin që dëshironi. Çdo rezultat kërkues ju ofron informata rreth imazhit plus një meny rënëse për zgjedhje të madhësisë dhe për shkarkim të shpejtë.

DeviantART Wallpaper

Nëse keni vizituar faqe të panumërta për wallpaper dhe jeni lodhur duke ecur nëpër linjën e pafundme që përmban wallpaper arti dhe të video-lojërave, atëherë ju do të kënaqeni duke shfletuar arkivat e wallpaper që përmban DeviantART – një nën-degë e faqes së përqendruar në art. 
Ju do të gjeni çdo gjë tek DeviantART prej linjave më të zakonshme të wallpaper abstrakt e deri tek vizatimet e çuditshme, fotografime të ndryshme dhe imazhe të përpunuara me kompjuter. Shumica e përdoruesve të DeviantART janë kontribuues me profile, kështu që nëse dëshironi të gjeni një wallpeper që vërtetë e dëshironi, atëherë sigurohuni të klikoni në galerinë e përdoruesit për të shikuar nëse kanë diçka tjetër për të shkëmbyer me ju. DeviantART nuk ka sistemin e avancuar të kërkimit sikurse që kanë faqet e dedikuara për wallpaper, por pavarësisht kësaj ju ende do të jenë në gjendje të kërkoni përmes madhësisë dhe të renditni ato në bazë të popullaritetit.

Lajmet e fundit>