Analiza

6 arsye pse duhet të blini një iPad

Jul 31 2013
0 Shpërndarje
6 arsye pse duhet të blini një iPad

Shumë njerëz janë në dilemë se përse duhet të blejnë një iPad. Kësaj pyetjeje gjithsesi nuk është e lehtë t’i japësh përgjigjje.

Megjithatë, nëse keni ndërmend të blini një iPad por nuk jeni të sigurt, atëhere po ju japim gjashtë arsye pse duhet të blini një të tillë.

1. Portabiliteti – për shumë njerëz, një nga pikat më tërheqëse të iPad-it është fakti se mund ta merrni me vete kudo ku jeni. Mund të kontrolloni e-mailin apo të postoni në Twitter apo të kërkoni në internet pa pasur nevojë për laptopin tuaj.

2. Aksesi – portabiliteti i iPad-it do të thotë që mund të lidheni në internet përmes disa mënyrave. Mund të përdorni Wi-Fi ose nëse merrni versionin më të shtrenjtë, mund të keni internet me kompanitë telefonike (ky model ju kushton pothuajse 130 $ më tepër).

3. Lehtësia e përdorimit – iOS është një sistem që ka ripërcaktuar se cfarë do të thotë të ndërveprosh me pajisjet kompjuterike. iPad është një tablet që ka ndërfaqe të pastër dhe lehtësisht të kuptueshme, duke i shtuar kësaj edhe performancën e lartë.

4. Hapësira e punës – edhe pse shumë njerëz përdorin smartfonët si pajisjen e tyre numër një, ekrani i një smartfoni mbetet i vogël për të punuar. iPad nga ana tjetër ju ofron shumë më shumë në këtë aspekt. Ndoshta nuk arrini dot të shkruani aq shpejt sa në kompjuter, por punët mund t’i mbaroni më shpejt se sa në smartfon, ku punoni me dy gishta.

5. Vendndodhja – aftësia e iPad-it për të dedektuar vendndodhjen është më e dobishme nga sa mendoni. Kjo ju lejon të merrni informacione në lidhje me atë çka ju rrethon, si për shembull dyqanet apo shërbimet afër jush. Gjithashtu mund të informoheni fillimisht për një restorant apo dyqan para se ta vizitoni.

6. Aplikacionet – ndoshta ky është avantazhi më i madh nga të gjitha. Sipas të dhënave të mbledhura nga gazetarët e PCWorld në javët e fundit, për iPad ka mbi 375 000 aplikacione. Sigurisht, jo të gjitha ia vlejnë, por le të supozojmë sikur vetëm 1% e tyre ia vlen (patjetër që kjo shifër është më lartë), atëhere po flasim për një numër prej 3750 aplikacionesh. (PCWorld Albanian)

iPad 4

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>