Lajmet

6 arsye pse ju nevojitet ende një kompjuter desktop

Nov 2 2013
0 Shpërndarje
6 arsye pse ju nevojitet ende një kompjuter desktop

shutterstockMeqenëse kohët e fundit bota jonë po drejtohet gjithmonë e më shumë nga pajisjet mobile, jo rrallë herë na shkon në mendje se a ia vlen të kemi një kompjuter desktop.

Sidomos nëse keni një PC të vjetër, mendoni se mbase nuk ju duhet një i ri e nuk keni pse ta zëvendësoni.

Por, për disa lloje punësh, një desktop është një “makineri e fuqishme” të cilës nuk ia kalon askush. Në këtë artikull do t’ju japim gjashtë arsye pse duhet ta mbani apo ta keni një kompjuter desktop.

1. Produktivitet me shumë monitorë. Asnjë gjë tjetër nuk ju jep më tepër fleksibilitet sesa vendosja e shumë monitorëve.

2. Fuqia e madhe përpunuese. Në pajisjet mobile i kushtohet më tepër rëndësi baterisë sesa performancës. Prandaj, këto të fundit nuk krahasohen deri tani me një kompjuter desktop. Nëse keni shumë punë grafike apo editime mediash, ju duhet patjetër një desktop.

3. Zgjerim i jashtëzakonshëm i specifikimeve. Nëse RAM-i nuk ju mjafton, mund ta shtoni. Mund të lidhni pajisje të tjera kujtese etj.

4. Sinkroinzim skedarësh. Nëse jeni të shqetësuar për sigurinë në cloud, atëhere mund ta përdorni desktopin si një server ku mund të mbani skedarët duke i sinkronizuar ato. Këtë gjë mund ta bëni përmes një intraneti lokal, një zgjidhjeje me vetë-hostim si SparkleShare apo përmes aplikacioneve si GoodSync.

5. Më pak harxhim kohe. Nëse do të punoni me laptop, do t’ju duhet ta vini në prizë, të lidhni kabllot, monitorin e jashtëm (nëse dëshironi të menaxhoni një departament nga zyra juaj), etj. Në kompjuterin desktop, mjafton të uleni dhe i keni të gjitha gati (ashtu siç i keni lënë).

6. Aksesi në distancë. Nëse e lini PC-në hapur, mund të keni një kompjuter në cloud e të aksesoni gjithçka nga distanca. (PCWorld Albanian)

Tags >

pc
Lajmet e fundit>