Harduer

6 arsye pse të blini Xbox 360 në vend të PlayStation 3

Dec 12 2012
0 Shpërndarje
6 arsye pse të blini Xbox 360 në vend të PlayStation 3

Keni planifikuar të blini një konsolë video game për vete apo dikë tjetër me rastin e festave të fundvitit? Ndoshta duhet të blini një Xbox 360 në vend të PlayStation 3 dhe ja se përse duhet të veproni kështu.

Gjatë javës së Black Friday Xbox 360 pati shitje marramendëse. Përveç faktit që ky është viti i tetë i konsolës, sistemi ka shumë për të ofruar për adhuruesit e tij.

Por pse të blini një Xbox 360 në vend të Sony PS3? Më poshtë paraqiten gjashtë arsyet:

1. Xbox Live është më i sigurt se PSN – PlayStation Network është pa pagesë ndërsa për Xbox Live duhet të paguani. Por në fund të fundit, aq sa paguani aq edhe merrni. PSN ka pasur disa probleme sigurie me hakerat.

2. Kontrolluesi i Xbox 360 është më i mirë, veçanërisht për ata që luajnë lojëra me shenjestër, kjo falë projektimit të mirë fizik.

3. Opsione më të mira për qitësit, nëse jeni adhurues i qitësve, Xbox 360 është e vetmja pajisje për lojëra si Halo franchise, apo Gears of War.

4. Lojërat cross-platform kanë më tepër probleme në PS3, edhe pse kjo duket si një problem që i përket së kaluarës, në PS3 ka pasur disa të tilla gjatë muajve të fundit (p.sh lojërat si Skyrim). Përdoruesit kanë raportuar vonesa, ngrirje të ekranit, bllokime etj.

5. Në SHBA, ka më shumë mundësi që miqtë të kenë Xbox 360 – PS3 dominon në botë, ndërsa Xbox 360 është ndër zgjedhjet e preferuara në SHBA.

6. Integrimi me Windows 7 dhe Windows 8, nëse doni ta lidhni konsolën me kompjuterin tuaj me Windows apo telefonin tuaj me Windows Phone, Xbox 360 është zgjidhja e duhur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>