Lajmet

6 fakte të “pabesueshme” rreth rrjeteve sociale (Infografik)

Nov 4 2013
0 Shpërndarje
6 fakte të “pabesueshme” rreth rrjeteve sociale (Infografik)

Social-NetworksTë gjithë ne përdorim rrjetet sociale. Edhe ju që po lexoni e thoni “Ne nuk i përdorim”, epo edhe ju do të filloni së shpejti ti përdorni.

Thjeshtë është e pamundur që në shekullin e XXI-të të mos mbajmë komunikime me kontaktet private apo për qëllime biznesi.

Koha për dalje në kafe është më e vogël, ndërsa për dërgim të mesazheve gjithmonë do të ndani disa minuta. Përveç kësaj pjese është shumë me rëndësi të dini se si funksionojnë disa gjëra në rrjetet sociale.

Kur themi rrjetet sociale ju mund të mendoni Facebook-un. Ka shumë rrjete sociale të tjera dhe nuk duhet të limitoheni vetëm në Facebook. Gjithsesi ne dëshirojmë që në infografikun më poshtë të ju tregojmë disa fakte të pabesueshme rreth rrjeteve sociale.

Një nga faktet interesante është se 95% e brendeve të cilët janë të pranishëm në Facebook nuk u përgjigjet porosive të përdoruesve të vet.

Përdoruesi mesatar shpenzon 20 minuta në Facebook çdo herë kur kyçet në të. 20% e të gjitha kërkimeve përmes Google kurrë nuk janë kërkuar më parë, përkatësisht përdoruesit gjithmonë kanë kërkesa të reja. Fakte tjera interesante shikoni në infografikun në vazhdim. (PCWorld Albanan)

rrjete sociale infografik

Lajmet e fundit>