Analiza

6 gjërat të cilat mund të presim nga eventi i sotëm i Apple Watch

Mar 9 2015
0 Shpërndarje
6 gjërat të cilat mund të presim nga eventi i sotëm i Apple Watch

apple-watch-theverge-8_1320.0Dita e shumëpritur e eventit të Apple më në fund erdhi. Kjo ditë po pritet me padurim nga adhuruesit e përhershëm të Apple, pasi duket se kompania do të zbulojë informacionin final rreth orës së saj inteligjente Apple Watch duke detajuar planin e lançimit të saj. Gjithashtu në event pritet të diskutohet edhe një MacBook i ri, një përditësim iOS i ri si dhe shumë të tjera.

Por PC World Albanian do t’ju tregojë disa gjëra të cilat mund të prisni nga ky event, e të tjera të cilat ende nuk ju ka ardhur koha.

1. Disponueshmëria dhe çmimi i orës inteligjente Apple Watch

Pyetja më e madhe që ka gjithësecili prej nesh është lidhur me çmimin. Deri në këtë moment të gjithë dime se kjo orë do të vijë me një çmim duke filluar që prej $349, por deri sa mund të arrijë ky çmim?

Duket se me një çmim prej $349 klientët mund të bëjnë të tyren versionin Apple Watch Sport , e cila vjen me një trup alumini e rrip gome sintetike , madje ky është opsioni më i lirë në qarkullim dhe pritet të jetë i destinuar për masën. Ka mundësi që të ekzistojnë konfigurime të ndryshme të Apple Watch Sport por ende nuk ka informacion lidhur me mënyrën se si Apple ka planifikuar të shesë këtë model. Të gjithë modelet e Apple Watch janë të disponueshme në dy masa të ndryshme.

Sa do të kushtojë versioni i artë, Apple Watch gold?

Ashtu siç edhe pritet një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe versionit Gold të kësaj ore inteligjente. Të gjitha produktet gold të Apple kanë qenë gjithnjë më të preferuarat e blerësve. Por sa do të kushtojë edicioni prej ari 18 karatsh i Apple Watch? Shumë janë duke spekuluar se ky produkt do të kushtojë midis 10.000 dhe 20.000 dollarësh. Një zhvillues, i quajtur Marco Arment parashikon se kjo orë do të ketë një çmim prej 5.000 dollarë.

Zyrtarisht, kompania Apple ka deklaruar se shitjet e Apple Watch do të fillojnë në muajin prill. Prandaj ditën e sotme presim të marrim vesh se kur është data e saktë në të cilën ne mund të porosisim atë.

2. Modelet dhe aksesorët

Duket se të gjitha modelet sportive të Apple Watch do të jenë të disponueshme për shitje. Por përsa u përket modeleve me rrip lëkure apo metali thuhet se ato do të kenë edhe ngjyra specifike.

Pa dyshim, disa modele do të kushtojnë më tepër sesa të tjerë. Përsa i përket aksesorëve të ndryshëm të orës pritet të shihet në eventin e sotëm çfarë do të prezantojë kompania.

3. Aplikacionet e orës

Gjatë prezantimit fillestar të Apple Watch, kompania Apple ka bërë të ditur disa aplikacione të cilët do të ishin pjesë e saj. Por gjithsesi tashmë janë mbushur plot 4 muajqë prej kohës kur zhvilluesit kanë patur në dorë mundësitë e krijimit të aplikacioneve për të. Ajo që pritet të mos ndryshojë është fakti se këto aplikacione janë shoqëruese të një iPhone dhe do të ekzistojnë në iTunes. Me kalimin e kohës ndoshta kompania do të prezantojë edhe një Watch App Store.

4. MacBook i ri

mbareview-3Kompania Apple do të prezantojë një Notebook të ri, e mesa duket sot është dita perfekte për të bërë diçka të tillë. Ne ju kemi lajmëruar edhe më parë për këtë pajisje http://www.pcworld.al/raportohet-se-apple-po-punon-ne-nje-model-12-inc-te-macbook-air/ dhe kemi theksuar aty disa karakteristika të pritshme të tij. Tashmë na duhet të presim eventin për t’u informuar edhe më në detaje për të.

MacBook-u i ri pritet të fillojë dërgesat e tij midis muajit prill dhe qershor, duke ju referuar The Wall Street Journal.

5. MacBook Air të përditësuar

Mos prisni që kompania Apple të heqë dorë nga versionet e saj Air të mëparshëm vetëm pse ajo po krijon të rinj. Kjo gjë kurrsesi nuk mund të ndodhë. Thjesht ajo do të bëjë përditësimin e modeleve të vjetra, dhe nëse vërtet do të kemi një prezantim të një MacBook të ri, atëherë mund të presim edhe një rikategorizim çmimesh për modelet e vjetra.

6. iOS 8.2

beatsmusicdrdre1_1020Apple Watch nuk mund të funksionojë nëse nuk komunikon me një iPhone, por pike së pari iPhone-ve do t’ju duhet të mësojnë se si të kryejnë komunikimin me këtë orë. Prandaj iOS 8.2 duket se do të vijë i pajisur me një aplikacion shoqërues i cili do t’i japë mundësinë përdoruesit të kontrollojë orën. Gjithashtu, ky përditësim do të shoqërohet edhe me ndryshime shumë të vogla, duke përfshirë këtu ndryshime në aplikacionin Health.

Mos prisni nje iPad me përmasa më të mëdha, një televizor Apple të ri apo shërbim muzike streaming.

Për dy nga produktet e mëdha që thuhet se Apple po zhvillon, nuk kemi asnjë informacion dhe pritet që kështu të jetë deri ditën e sotme. Më i diskutuari prej tyre është më i madhi, iPadi 12.9-inç, për të cilin kanë dalë mjaft raporte gjatë vitit të kaluar. Lajmet e fundit, nga Bloomberg, thonë se prodhimi i tyre nuk pritet të nisë deri në shtator të këtij viti. Kjo do të bëjë që lançimi i tij të bëhet së bashku me shumë iPad-e të tjera, në afatin tetor / nëntor.

Deri tani, është thënë shpesh se Apple po zhvillon një televizor inteligjent Apple. Këto diskutime janë ulur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, pasi me sa duket Apple po fokusohet në projektet më të mëdha që ne jemi duke pritur për të parë gjatë lançimit sot. Megjithatë, duket se do të vijë dhe dita që Apple të lançojë televizorin e tyre. Shumë nga inovacionet e pritura nga Apple do të zhvillohen dhe gjatë vitit tjetër.

Së fundmi, u tha se Apple do të transformonte Beats Music në shërbimin e saj streaming të iTunes. Kjo diskutohet të lançohet shpejt, edhe pse raporti i fundit nga 9to5Mac thotë se s’duhet ta presim këtë deri në konferencën e zhvilluesve të Apple në qershor.

Vazhdon të mos ketë lajme dhe për zhvillimin e makinës Apple, për të gjithë të interesuarit. Ndoshta dekadën tjetër. (PC World Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>