Harduer

6 koncepte të reja dizajni për iPhone 6 dhe iOS 7

Apr 16 2013
0 Shpërndarje
6 koncepte të reja dizajni për iPhone 6 dhe iOS 7

Patenta e siguruar nga Apple që lidhet me prodhimin e një smartfoni të mbështjellë komplet nga ekrani ka bërë që të lindin disa koncepte dizajni.

Nickolay Lamm dhe Matteo Gianni kanë qenë të parët që kanë projektuar iPhone 6 me një sipërfaqe të lakuar, dizajn i cili do të jetë më pak i prirur ndaj dëmtimeve nga përplasja.

Kjo e fundit ka hasur në shumë spekulime.

Një ide tjetër e Lamm, në emër të MyVoucherCodes ka të bëjë me prodhimin e një iPhone-i plastik, mundësisht të tejdukshëm dhe me çmim shumë të arsyeshëm.

Pavarësisht se zv. President i Apple nuk e ka pohuar këtë gjë prej kohësh qarkullojnë fjalë se Apple do të hedhë në treg telefonë me çmim të ulët për të tërhequr klientë edhe në vendet me mirëqenie të ulët.

Një koncept tjetër dizajni ka të bëjë me prodhimin e ekranit me prekje me cilësinë më të mirë të mundshme.

Federico Bianco ka prezantuar në një video të shkurtër konceptin e tij për iOS 7 në lidhje me iPhone 5S, iPhone 6 dhe iPad 5 duke përfshirë këtu edhe mundësinë e hapjes së aplikacioneve dhe funksionaliteteve të ndryshme si kthimi i përgjigjeve të shpejta dhe vendosja në gjendje fluturimi (airplane mode) nga faqja e parë e ekranit pa qënë nevoja e hapjes së menusë për aplikacionet.

Ai pretendon mënyra më të shpejta aksesimi si dhe tregon në video një mënyrë përcaktimi të volumit shumë më shpejt dhe më lehtë.

Dizajni i Arthur Reis përfshin një buton kryesor (Home button) që mund të klikohet duke prekur kudo në pjesën e poshtme të ekranit. Gjithashtu kamera iSight pritet të ketë një rezolucion prej 12mp.

Ndërkohë që dizajnuesit parashikojnë një ekran me prekje shumë më sensitiv se ai ekzistues, Yanko i kushton shumë rëndësi në dizajnin e tij fortësisë duke theksuar “Një prej arsyeve kryesore pse njerëzit blejnë kapak për iPhone-in e tyre është gërvishtja me lehtësi e pjesës së poshtme, kjo vihet re vecanerisht te iPhone 5.

Dizajnuesi Matt Hughson parashikon një mbështjellje të jashtme të integruar me alumin, e cila krijon një shtresë mbrojtëse si për pjesën e poshtme po ashtu dhe atë të sipërme. Kjo siguron mbrojtje të përmirësuar për ekranin dhe kameran.”

Së fundmi ideja e Bob Freking për iPhone-in X misterioz përfshin një procesor AX 1.8GHz quad-core, 4 GB RAM si dhe një kamera iSight 16 mp.

Ekrani do të jetë 4.8 inç, karikimi wireless si dhe do të suportojë NFC. Në qoftë se është vërtet kështu çmimi do të jetë 1200 $. (PCWorld Albanian)

koncepti i iphon

Lajmet e fundit>