Lajmet

6 mënyra si të veproni kur interneti i hotelit është i dobët

Apr 8 2013
0 Shpërndarje
6 mënyra si të veproni kur interneti i hotelit është i dobët

Na ndodh ndonjëherë, gjatë udhëtimeve, që interneti i hotelit është shumë i dobët. Lidhja me të na duket sikur jetojmë ende në vitet e “dial-up”, madje ndonjëherë edhe më keq.

Fatmirësisht, nuk jemi të pashpresë sa mund të duket. Ka disa mënyra që mund të provojmë në raste të tilla, për të përmirësuar lidhjen me internetin në hotel:

1. T’i kërkojmë recepsionit të hotelit të bëjë “reset” të router-it. Prisni 5 – 10 minuta dhe provojeni sërish të lidheni.

2. Kërkoni për një mundësi përdorimi të Ethernet-it. Nëse keni një kabllo Ethernet-i dhe dhoma ka një portë për të, provojeni të lidheni në këtë mënyrë.Nëse keni tabletin dhe laptopin, por dëshironi të përdorni të parin, provoni Connectify Hotspot, i cili funksionon si një softuer në formën e router-it.

3. Provoni hollin. Ndoshta sinjali nuk vjen deri në dhomën tuaj, por në hollin e hotelit ai është i fortë dhe interneti funksionon normalisht.

4. Provoni hotspots. Mobile hotspots ju japin mundësi të keni internet në çdo kohë, në çdo vend.Mjafton të gjeni se ku duhet t’i blini paraprakisht. Një mënyrë e ngjashme do të ishte të merrni informacione lidhur me çmimet e internetit përmes kompanisë tuaj celulare.

5. Përdorni opsionin hotspot të telefonit tuaj. Pjesa më e madhe e Android-ve dhe iPhone i fundit kanë një opsion mobile-hotspot. Për shembull, në iPhone mjafton të aktivizoni Personal Hotspot, e cila ndan lidhjen e internetit me pajisje të tjera që ndodhen afër.

6. Gjeni Starbucks-in/lokalet me internet që janë më afër hotelit tuaj. (PCWorld Albanian)

Hotel

Tags >

Wi-Fi
Lajmet e fundit>