Ja se si

6 mënyra të thjeshta si ta bëni uebfaqen tuaj Tablet-Friendly

Feb 20 2013
0 Shpërndarje
6 mënyra të thjeshta si ta bëni uebfaqen tuaj Tablet-Friendly

web tabletVetëm në SHBA ka mbi 70 milionë përdorues nga tableti, shifër kjo që është rritur dy herë nga viti i kaluar. Kjo do të thotë se rreth 30% e amerikanëve që përdorin internetin e aksesojnë atë përmes tabletëve.

Trafiku i faqeve e-commerce përmes tabletit është rritur me 348% nga viti 2011 në 2012-n, duke kaluar për herë parë trafikun e smartfonëve. Duke marrë parasysh që tregu i tabletëve po rritet me hapa gjigantë, mund të themi se këto janë vetëm shifrat e fillimit.

Gjithsesi, i gjithë ky trend na dërgon një mesazh të vetëm: nëse faqja juaj e biznesit nuk është e përshtatur për tabletët, atëherë mos prisni më! Anashkalimi i këtij hapi mund të ndikojë negativisht në integritetin e faqes suaj.

Çfarë është “tappiness”?

Tappiness përfshin përdorimin e zgjuar të hapësirave, tekstit lehtësisht të lexueshëm, vendosja e elementëve logjikë dhe atyre të dukshëm e mjaftueshëm të mëdhenj në mënyrë që vizitorët të ndërveprojnë në mënyrë komode me faqen. Nëse faqja juaj, e parë nga tableti, ka të kundërtat e këtyre elementeve, atëherë tek përdoruesit do të rritet nervoziteti, irritimi dhe ekziston një mundësi e madhe që ata të mos rikthehen më në faqe.

Si të përmirësoni tappiness-in e faqes suaj?

Disa modifikime të vogla në CSS-në e faqes bëjnë ndryshimin e madh.

1. Rrisni madhësinë e tekstit dhe butonave. Gjerësia mesatare e gishtit tregues të pjesës më të madhe të të rriturve përkthehet në rreth 45 – 57 pikselë. Pse t’ua vështirësoni punën përdoruesve kur t’u duhet të zgjedhin butonin “Buy”?

2. Sigurohuni që linqet dhe elementët e klikueshëm t’i tregojnë përdoruesit se mund të klikohen. Stilojeni tekstit në mënyrë që të ketë një ngjyrë të dukshme kur është i klikueshëm

3. Rrisni madhësinë e llojit të shkrimit për të rritur lexueshmërinë. Një veprim i tillë, edhe pse ndoshta me pak pikselë ndryshim, arrin të bëjë diferencën.

4. Rrisni madhësinë e menuve dhe elementëve të tyre. Provojeni fillimisht t’i rrisni me 5 – 10 pikselë – ose më shumë nëse j’ua lejon dizajni.

5. Rrisni kufijtë në faqe. Duke rritur “hapësirat e bardha”, krijohet përshtypja se uebfaqja është më e lehtë për t’u lexuar dhe reduktohet kompleksiteti vizual.

6. Rrisni madhësinë e formularëve dhe hapësirat rreth elementëve të tyre. Bëjeni më të lehtë për vizitorët të prekin dhe të japin informacionin në fushat e formularëve. (PCWorld Albanian)

Shembuj të uebfaqeve tablet-friendly:

Fitbit

Comcast

Skillshare

Apple

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>