Analiza

6 shenja që ju tregojnë se ndoshta është koha për t’u larguar nga Facebook-u

Dec 31 2013
0 Shpërndarje
6 shenja që ju tregojnë se ndoshta është koha për t’u larguar nga Facebook-u

Mesa duket, rrjeti më i madh social në botë nuk është më edhe aq interesant. Sipas një raporti të fundit, adoleshentët shpenzojnë më tepër kohë në aplikacione si Instagram, WhatsApp dhe Snapchat.

Të paktën këto janë rezultatet e një studimi britanik të kryer mes adoleshentëve të moshave 16 – 18 vjeç, të cilët e konsiderojnë madje si “turp” nëse ke profil në Facebook.

Më poshtë do t’ju paraqesim 6 arsye që tregojnë se mbase është koha për t’u larguar nga rrjeti social:

1. Jeni miq me mamanë tuaj. Prindërit tuaj po e pushtojnë dalëngadalë Facebook-un dhe është thjesht çështje kohe para se të gjenden gjatë gjithë kohës në të, për të parë se çfarë bëni, për të komentuar në mënyrën e tyre të çuditshme në profilin tuaj etj.

2. Jeni ju ai që gjurmoni të tjerët në Facebook. Po të kërkoni me termat “Facebook stalking” do të gjeni në Google një listë me këshilla. Nëse largoheni nga Facebook-u ju kursen kohën e shpenzuar kot duke parë se çfarë bëjnë të tjerët dhe se sa po kënaqen me pushime.

3. Në jetën reale, keni biseda të çuditshme me “miqtë” tuaj online. I keni parasysh rastet kur takoni ndonjëherë dikë në jetën reale, me të cilin keni shkëmbyer vetëm 3 fjalë në Facebook? Po si jeni bërë miq njëherë? Takimet me dikë që sapo e keni fshirë nga lista e miqve janë edhe më të këqija.

4. Jeni xhelozë për ish-in tuaj. Ish-i juaj poston foto të reja herë pas here ku tregon se sa shumë po kënaqet tani që është beqar. Doni akoma të rrini në Facebook?

5. Etiketoheni atje ku s’duhet. Për shembull, prindërit ju etiketojnë në disa foto skandaloze kur keni qenë të vegjël.

6. Jeni i varur pas Facebook-ut. Nëse jeni ndër ata persona që kalojnë çdo minutë të lirë duke parë të rejat e fundit në furnizuesin e lajmeve, mbase jeni i varur nga Facebook-u. E përse të mos bëheni i varur nga Instagram/WhatsApp/Snapchat/Twitter në vend të Facebook-ut? (PCWorld Albanian)

ay_87100404

Lajmet e fundit>