Analiza

60 mijë përdorues i bashkohen nismës së një studenti për të paditur Facebook

Aug 23 2014
0 Shpërndarje
60 mijë përdorues i bashkohen nismës së një studenti për të paditur Facebook

FacebookNjë student austriak që studion për drejtësi tha se iniciativa e tij për të paditur rrjetin social Facebook për shkelje të privatësisë, ka marrë mbështetjen e 60 mijë përdoruesve të tjerë dhe tashmë ka kaluar seancën e parë të shqyrtimit në gjykatë.

Max Schrems, i cili tashmë është i përfshirë në një çështje ligjore me rrjetin social Facebook në Gjykatën Europiane të Drejtësisë , është duke pretenduar një dënim prej 500 euro për çdo përdorues në Shtetet e Bashkuara.

Kompania 195 miliardë dollarëshe ka 1.32 miliardë përdorues aktive. Schrems tha se Gjykata Rajonale e Vjenës ka urdhëruar Facebook-un në Irlandë tu përgjigjet kërkesave të tij brenda 4 javësh. Zyra e Facebook në Irlandë, që merret me aktivitetet ndërkombëtare të kompanisë nuk ka patur ndonjë reagim në lidhje me këtë çështje.

Schrems mbylli listën e paditësve gjatë këtij muaji pasi 25 mijë veta ju bashkuan fushatës, sepse ekipi ligjor i nevojshëm kërkonte kohë për të shqyrtuar paditë pasi numri i tyre ishte shumë i madh. Që atëherë 35 mijë përdorues të tjerë janë regjistruar në www.fbclaim.com. Kjo nismë po bëhet çdo ditë e më e madhe. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>